Arrestohet për gjobvënie 24-vjeçari në Tiranë, i kishte marrë 3000 euro ish-të dashurës duke e shantazhuar me video intime

Arrestohet për gjobvënie 24-vjeçari në Tiranë, i kishte marrë 3000 euro ish-të dashurës duke e shantazhuar me video intime

Foto ilustruese

Një 24 vjeçar është vënë në prangat e policisë ditën e sotme, për gjobvënie, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale, kanoste ish-të dashurën me video intime.

Report TV mëson se është arrestuar K.K, i cili i bënte shantazh ish-të dashurës duke i kërkuar një shumë të konsiderueshme parash prej 5 mijë eurosh.

Vajza ka denoncuar se më herët 24-vjeçarii ka kërkuar 3 mijë shuma të tjera parash. Në kohë të ndryshme ajo i ka dhënë 3 mijë euro.

 Mësohet se vajza vinte nga një familje e pasur.

'Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit K. K., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kanosur një shtetase, duke e shtrënguar për dhënie pasurie.'- njofton policia.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena