Tiranë- Dhunohet me shkop bejsbolli efektivi i Burgut 313 në Tiranë, i cili po dilte nga banesa për të shkuar në punë.
Efektivi Arbër Labi, 36-vjeç, mësohet se është goditur nga tre autorë, në afërsi të banesës së tij në Yzberisht, në rrugën "3 Dëshmorët". Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.
Labi ndodhet në Spitalin e Traumës. Autorët kanë qenë me një mjet tip fuoristradë të bardhë, kurse policia tha se po punon për identifikimin e tyre dhe kapjen.
3 personat e kanë goditur efektivin me shkop bejsbolli në kokë. Në momentin që ai ka nxjerrë armën e shërbimit, autorët ia kanë marrë, ndërkohë të dëmtuarit i ka mbetur vetëm karikatori. Në dëshminë paraprake, efektivi Labi ka thënë se dyshon që sulmi të ketë ndodhur për shkak të detyrës.
Megjithatë për hetuesit po hetohet dhe pista e ndonjë konflikti me persona të tjerë, që nuk ka lidhje me punën si efektiv burgjesh. I riu punonte edhe në lokale nate, ku mund të ketë pasur ndonjë konfliktit me autorët që më pas e dhunuan.
Burime zyrtare policore konfirmuan ngjarjen dhe bënë me dije se ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm. 36-vjeçari, banues në Yzberisht, është punonjës pranë Burgut 313.
“Ai sapo ka dalë nga banesa për punë, kur është goditur dyshohet me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar”, bëri me dije Policia e Tiranës.
Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
“Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.
I dëmtuari është dërguar me urgjencë te Spitali i Traumës, pasi ka fraktura dhe dëmtime jo vetëm në trup, por edhe në pjesën e kokës. Policia po mbledh dëshmitë dhe verifikon pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.
A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
-
Ish-presidenti Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget
26 Janar, 12:18
-
Tiranë/ Babë e bir arrestohen për armë dhe kokainë në shtëpi! 76-vjeçari tentoi të hidhte drogën në lavaman, ndërsa pistoletën e hodhi nga ballkoni (EMRAT+VIDEO)
26 Janar, 12:03
-
Tiranë/ Me armë në brez lëvizte me makinë në rrugën “Pjetër Bogdani”, me video momenti i arrestimit (EMRI+VIDEO)
26 Janar, 10:53
-
Tiranë/ Sërish zjarr në pallatet e kompleksit 'Kika' te 'Komuna e Parisit'! Merr flakë garazhi, shkak kompresori i frigoriferit të një marketi! Evakuohen banorët, mes tyre fëmijë (VIDEO)
25 Janar, 18:31
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Tiranë/ Shpërndante kokainë dhe hashash në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari! Një pjesë e drogës gjendet në biznesin e tij (VIDEO)
25 Janar, 17:00
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Vdekja e 12-vjeçarit, nëna e Leo Sadikut me lot në sy kërkon drejtësi! Mjekët e morën në qafë, e trajtuan vetëm për virozë
25 Janar, 15:22
-
Kamëz/ Qarkullonte i armatosur me makinë, ‘Flagranca’ prangos 28-vjeçarin, nën hetim edhe shoku i tij pasagjer (VIDEO)
25 Janar, 15:22
Do kesh shkel me naj tokë që e ke menu të butë o shok.Ke shku me plotsu 8 orarshin e punës mrena rregullave jo me bo gango aty ku sbohet.Shyqyr që ke maru me kaq. Si puna ktij ke pa fun nëpë burgjet e Peqinit e 313. Bojini hyzmet punës jo gansterllikut
PërgjigjuDUHEJ TE KISHE PERDORUR DIREKT ARMEN ATY O NJERI,,TI KISHE VRARE TE TRE NE VEND....
PërgjigjuMund te kete qene dhe sulm thjesht per t'i vjedhur armen.
PërgjigjuSigurisht që të dhunojnë dhe të vrasin sepse polici e mban armën kot se po ta përdorë e fusin në burg ndërsa kriminelin e bëjnë hero,pse nuk ndodh në Amerikë kjo...
PërgjigjuKeshtu eshte merr nga rruga fut ne pune. Pa konkurs pa test psikologjik pa asgje. Edhe detyrimisht nga ordiner del punonjes administrate e pastaj te hipin puplat. Por ka edhe me te fort se ty gjithmon se nuk rri gjithmone fama iken edhe gjesdiz edhe te te tjeret. Mos u merzit o derbardhe se ku i dihet te hecen episodin tjeter. I mbyt te gjithe e behesh heroi i dites pastaj...
Cimicimita, cimicimita, motra e gjergjit marshalla
PërgjigjuDo e kete patur armen pa fisheke or teejjjj
PërgjigjuSe nxori dot armen te ja u q ropt
Përgjigju