Një 28-vjeçar është vënë në pranga këtë të hënë në Fier, pasi u kap me dhjetëra doza kanabisi të ndara gati për shitje.

I arrestuari është shtetasi Nikolin Maka, banues në fshatin Këmishtaj. Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesën e tij, policia ka sekuestruar një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 50 doza me qëllim shitjen.

"Nga kontrollet fizike dhe në banesë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 50 doza, me qëllim shitjen."-thuhet në njoftim. 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për vijimin e hetimeve.