Në kuadër të sezonit veror dhe sigurisë në det policia ka intenstifikuar kontrollet në bregdetin e qarkut të Vlorës.
Përmes një njoftimi zyrtar për mediat blutë bëjnë me dije se kanë bllokuar 41 mjete lundruese (7 Jet Ski, 34 gomone dhe skafe) në Ksamil, pasi kanë rezultuar në paligjshmëri.
Drejtuesit u gjobitën për shkeljet si vijojnë:
3 për shkelje të perimetrit të sigurisë - gjobë 100 000 lekë secili;
2 për tejkalim të numrit të personave që lejohen në bord - gjobë 30 000 lekë secili;
1 për ushtrim të aktivitetit pa licencë - gjobë 100 000 lekë;
1 për mosregjistrim të pronësisë mbi mjetin lundrues - gjobë 20 000 lekë;
34 për mungesë të dokumentacionit në bord - gjobë 10 000 lekë secili.
Njoftimi i plotë:
Vijojnë intensivisht kontrollet nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut Vlorë, ndaj mjeteve lundruese, kryesisht ndaj atyre të argëtimit për verifikimin e dokumentacionit dhe zbatimin e rregullave të lundrimit.
Nga 132 mjete lundruese të kontrolluara gjatë ditëve të fundit, nga Ksamili në Sarandë, 41 rezultuan në paligjshmëri
Bllokohen 41 mjete lundruese (7 Jet Ski, 34 gomone dhe skafe).
Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan për shkeljet si vijojnë:
3 për shkelje të perimetrit të sigurisë - masa administrative 100 000 lekë secili;
2 për tejkalim të numrit të personave që lejohen në bord - masa administrative 30 000 lekë secili;
1 për ushtrim të aktivitetit pa licencë - masa administrative 100 000 lekë;
1 për mosregjistrim të pronësisë mbi mjetin lundrues - masa administrative 20 000 lekë;
34 për mungesë të dokumentacionit në bord - masa administrative 10 000 lekë secili.
Policia Kufitare e Vlorës apelon për pronarët dhe për përdoruesit e mjeteve lundruese, për respektimin e perimetrit të sigurisë së pushuesve në plazhe, për zbatim me korrektesë të kërkesave ligjore për daljen në det dhe për pajisjen me dokumentacionin përkatës.
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar sigurinë në plazhe dhe në këtë kuadër, do të intensifikojnë kontrollet dhe monitorimin nga toka dhe në det, në të gjithë vijën bregdetare.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.
Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Dhjetor, 14:09
Si ka qenë 2025-a për ju?
-
Vit i mirë
44.6%
-
Vit i keq
26.4%
-
Njësoj
29%
Vota total: 587
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vidhet saraçineska në Vlorë, pas zëvendësimit rikthehet furnizimi me ujë në zonat e prekura
31 Dhjetor, 14:41
-
AMP pezullon nga detyra punonjësin e policisë në Vlorë, neglizhoi hetimet e një rasti në 2024
31 Dhjetor, 13:52
-
Në ditën e fundit të 2025, policia sekuestron 700 fishekzjarre dhe 2899 kapsolla në 4 qytete të vendit! Arrestohen 3 persona dhe vihen në hetim 15 të tjerë
31 Dhjetor, 12:45
-
Sekuestrohen 691 fishekzjarre në një dyqan të Vlorës, vihet nën hetim shitësja 64-vjeçare
31 Dhjetor, 09:32
-
Thoma Gëllçi: Masa urgjente për prishjen e syrit të keq
30 Dhjetor, 20:40
-
Prej pesë ditësh pa ujë/ Drejtoria e Ujësjellësit Vlorë mesazh për qytetarët: Në 48 orët e para mos e përdorni për konsum dhe gatim
30 Dhjetor, 09:50
-
Pas 5 ditësh pa ujë, në Vlorë riparohet defekti i tubacionit të Ujësjellësit! Rinis furnizimi
30 Dhjetor, 07:09
-
18.2 mln euro për Ujësjellësin në Vlorë e Novoselë, edhe një punë tjetër kolosale e fituar 5 vite më parë nga botuesi Bashkim Ulaj, oligarku i lidhur me Berishën
29 Dhjetor, 20:15
-
Vlora 4 ditë pa ujë, defekti u shkaktua nga amortizimi i rrjetit dhe rrëshqitja e tokës! Mbërrijnë pjesët hidraulike nga Turqia, vijon puna për riparimin (VIDEO)
29 Dhjetor, 18:34
-
Blushi: Vlora pa ujë, Rama ‘lahet’ me verë 33 mijë euro! Nga Vlorë në Shkodër, në përballje me narkoshtetin
29 Dhjetor, 17:16
-
'As unë s’jam larë si ju', Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve përballet me qytetarët e Vlorës: Prej 72 orësh jam në terren (VIDEO)
29 Dhjetor, 15:42
-
Krizë uji në Vlorë/ Peshkatari: Asnjë shitje sot, nuk kam ujë që ta pastroj peshkun
29 Dhjetor, 15:35