Emri i Protopapës në dosjen e 
Genci Ballës dhe Bujar Hysës

Emri i Protopapës në dosjen e <br />Genci Ballës dhe Bujar Hysës
Emri i mjekut Bekim Protopapa, i arrestuar bashkë me 3 besimtarët e tjerë me dyshimin se do të ndihmon disa shtetas nga Kosova për të kryer akte-terroriste në stadiumin “Loro Boriçi”, rezulton edhe në dosjen e 9 të dënuarve që dërgonin besimtar musliman nga Shqipëria në luftën e Sirisë dhe Irakut. Emri i mjekut Protopapa rezulton në disa prej faqeve të kësaj dosje. Veç bisedave të transkiptuara me imamët e vetshpallur tashmë të dënuar Genc Balla dhe Bujar Hysa, Protopapa është filmuar disa herë edhe nga agjentëtët e antiterrorit. Në një nga procesverbalet e vëzhgimnit që ndodhen në dosje, e që mban datën 20 janar të 2014 janë evidentuar emrat e personave që kanë shkuar për vizit ngushëllimi në familjen e Diamant Rashës, i vrarë në Siri. Aty thuhet se kanë qenë tashmë të dënuarit Genci Balla, Bujar Hysa, Zeqir Imeri, Verdi Morava, Astrit Tola si dhe i arrestuari i pak ditëve me parë, mjeku Bekim Protopapa.Po atë ditë, në dosje thuhet se në shtëpin e familjes së Diamant Rashës së vrarë në Siri,kanë qenë edhe Kjan e Shaban Muhaxheri të cilët kishin ardh nga Kosova dhe mendohet se janë të afërm të terroristit Lavdërim Muhaxheri nga Kaçaniku.

Lidhjet me Ballën
Nga ana tjetër në dosjen e prokurorisë, thuhet se Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Medat Hasani kanë qenë frekuentues të rregullt të xhamisë së Unazës së re, ku predikonte pa lejën e komunitetit musliman i dënuari tashmë Genc Balla. Ndërsa Xhezair Fishti, që kryente ritet fetare në xhamin e Kastriotit në Dibër në mungesë të një imami nga Komuniteti Mysliman, thuhet se kishte njohje personale me imamët e dënuar Genc Balla e Bujar Hysa. Të katër të arrestuarit, Bekim Protopapa, Xhezair Fishti, Ergys Faslija dhe Medat Hasani dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale të “akteve terroriste” të mbetur në tentativë, pasi dyshohet e do të ndihmonin disa shtetas nga kosova për të kryer sulm terrorist në stadiumin “Loro Boriçi”,ku do të luhej ndeshja Shqipëri Izrael.

Të penduarit kosovarë
Visar Ibishi dhe Flamur Gashi, janë dy nga 18 të arrestuarit e ditëve të fundit për terrorizëm në Kosovë, të cilët kanë pranuar të bahkëpunojnë me policinë dhe prokurorinë speciale atje. Policia e kosovës ka njoftuar se të dyshuarit, Ibishi dhe Gashi kanë pranuar të marrin statusin e bashkpëunëtorëve duke treguar me detaje planin e sulmit me eksploziv në Shkodër. Nuk jepen shumë detaje për të dhënat e deklaruara, pasi burimet thonë, se ndodhen në fazën e verifikimit të thënieve të tyre. Ata thonë se Ibishi ka pranuar se pas komunike të vazhdueshme me Lavdërim Muhaxherin dhe Ridvan Heqimin. Prej tyre të kanë marrë urdhërat për sulm terrorist. Ata kanë treguar,thonë burimet edhe veprimet konkrete që kanë kryer si në Kosovë e Shqipëri për të realizuar një sulm me eksploziv gjatë ndjeshjes Shqipëri–Izrael në Shkodër. Por zyrtarisht, policia e shtetit thotë se është në pritje të deklartave të këtyre dy bashkpuëntoreve, që të vijën në rrugë zyrtare për të kryer edhe verifikimet konkrete në Shqipëri.Nga ana tjetër edhe burime nga prokruoria për krime të rënda thonë se nuk kanë një informacion zyrtare për këtë fakt, por po presin materialet nga drejtësia e kosovës. Ajo që për hetuesit tashmë është saktësuar, janë lidhjet e disa nga 18 të arrestuarve në Kosovë me 4 të prangosurit në Shqipëri. Kontaktet mes tyre thonë burimet kanë qenë të vazhdueshme për shkak edhe të lidhjeve familjare, pasi Besart Peci i arrestuar në Kosovë është kunati i ish-fociderit të forcave komando Medat Hasani i arrestur në Shqipëri. Burimet thonë se edhe takimet mes tyre janë fotografuar në Shqipëri e Kosovë, por pritet të zbardhen detaje të reja në ditët në vazhdim. Për prokurorin shqiptare, 4 të arrestuarit në Shqipëri kanë rolin e mbështetësve dhe shoqëruesve të personave që do të vinin nga Kosova për të kryer akte terroriste në Shqipëri.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion

Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion