TIRANË- Gjeneral brigade Arben Kingji, është emëruar më postin e rëndësishëm të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Emri i Gjeneral Kingjit i shkoi për dekretim nga kryeministri Edi Rama, presidentit Bajram Begaj, i cili mbante më herët këtë detyrë.

Kush është Arben Kingji?

Gjeneral Brigade Arben Kingji mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore. Gjeneral brigade Arben Kingji ka drejtuar deri më sot Forcën Tokësore të FA dhe më herët ka mbajtur detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjeneral brigade Arben Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani. Me herët ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë.

Gjeneral brigade Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontingjentit në disa misione në Afganistan e Irak. Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi në Winsdom University. Për kontributet e tij në Forcat e Armatosura, gjeneral brigade Arben Kingji është nderuar me disa medalje. Ai mban edhe medaljen e Artë të Shqiponjës, dhënë nga Presidenti i Republikës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:04
Kim uron Kingjin për marrjen e detyrës i shef i Shtabit të Ushtrisë: Mezi pres të forcojmë bashkëpunimin ushtarak

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka uruar shefin e Shtabit të Ushtrisë, Arben Kingji  për detyrën e re. Kim thotë se mezi pret të punojnë sëbashku për t’u forcuar bashkëpunimin ushtarak mes SHBA dhe Shqipërisë.

“Urime Arben Kingji për emërimin e tij në detyrën e Shefit të Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Shqiptare. Ne mezi presim të punojmë me të për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit ushtarak, duke përfshirë si aleatë të NATO-s, ndërsa mbrojmë paqen dhe sigurinë në rajon dhe globalisht”, shkruan Kim.

Ora 16:50
Kush është Arben Kingji, u emërua sot si Shef i Shtabit të Ushtrisë

Gjeneral Brigade Arben Kingji mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore. Gjeneral brigade Arben Kingji ka drejtuar deri më sot Forcën Tokësore të FA dhe më herët ka mbajtur detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjeneral brigade Arben Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani. Me herët ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë.

Gjeneral brigade Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontingjentit në disa misione në Afganistan e Irak. Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi në Winsdom University. Për kontributet e tij në Forcat e Armatosura, gjeneral brigade Arben Kingji është nderuar me disa medalje. Ai mban edhe medaljen e Artë të Shqiponjës, dhënë nga Presidenti i Republikës.

Ora 16:39
Begaj dekreton shefin e ri të Forcave të Armatosura

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot emërimin e Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.