Një shqiptar i akuzuar për një aleancë të mundshme me trafikantët kolumbianë për të zgjeruar biznesin e drogës, u arrestua në Santa Marta, i konsideruar objektiv me vlerë të lartë nga autoritetet franceze, Europol dhe Interpol.
Besnik Nikolli i njohur në botën e krimit si “Niko” apo “El Gordo” që nga spanjishtja përkthehet “Bullafiqi’, ishte në kërkim nga autoritetet franceze që nga tetori i vitit 2021, kur Interpoli lëshoi alert të kuq ndaj tij për akuzat e trafikut të drogës.
Përveç kësaj, Besnik Nikolli akuzohet për pastrim parash dhe profili i tij kriminal e kishte vënë në shënjestër të më shumë se 180 vendeve.
Nga hetimet e autoriteteve kolumbiane rezultoi se Besnik Nikolli vepronte për llogari të rrjeteve të trafikut të drogës me prezencë në disa vende evropiane, përfshirë Francën, Shqipërinë, Holandën dhe Gjermaninë.
Vendndodhja e tij e fundit në Kolumbi dukej se lidhej me një përpjekje për të krijuar lidhje me organizatat e trafikut të drogës atje.
Po ky bie ne sy 100 km larg. Tipik mirditas qe lyen koken me boje muri ha ha ha
PërgjigjuKur e lyjm koken me boje muri do te thote qe po ta rrespektojme grun prej hallit edhe motren prej qefit.