Autoblindi i ‘Pelikanit Security’ përplas për vdekje 35-vjeçaren në Tiranë, arrestohet shoferi

Autoblindi i ‘Pelikanit Security’ përplas për vdekje 35-vjeçaren në Tiranë, arrestohet shoferi

Foto ilustruese

Matilda Salla, një vajzë 35-vjeçare, u përplas për vdekje nga autoblindi i kompanisë të sigurisë private, “Pelikani”, ditën e mërkurë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Policia raportoi për aksidentin një ditë më pas, kur njoftoi se ka vënë në pranga shoferin e automjetit të “Pelikanit”, Orges Bashkurti 27 vjeç me banim në Tiranë.

E reja mori dëmtime të rënda nga goditja e autoblindit të Pelikanit që dyshohet se mund të ketë qenë me shpejtësi. Matilda Salla ndërroi jetë pak pas aksidentit në spital.

Vetëm pak ditë para askidentit tragjik, më 3 shtator, vajza kishte festuar ditëlindjen e 35-ë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 14/09/2023 15:53

    Uhhh pushtetin e kronor ta psh …!

    Përgjigju
    • smi ttropo: 14/09/2023 16:28

      o o arber te rroft emri

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore