EMRI/ Përshtati lokalin për të shitur drogë, arrestohet 39-vjeçari në Fier! Sekuestrohen 298 doza kokaine

EMRI/ Përshtati lokalin për të shitur drogë, arrestohet 39-vjeçari në Fier! Sekuestrohen 298 doza kokaine

Foto ilustruese

Një 39-vjeçar i cili kishte përshtatur lokalin e tij, për të shitur drogë  është vënë në pranga nga Policia e Fierit, e cila ka sekuestruar 298 doza kokaine.

Ergest Faslliaj, i cili prej disa muajsh ishte vënë nën hetim nga Policia Fier në bashkëpunim me Prokurorinë kishte përshtatur lokalin në pronësi të tij për t’ju shitur doza kokaine klientëve.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në lokalin e 39-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 298 doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, një sasi të konsiderueshme perzirësish për këtë lëndë, një peshore elektronike, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave të lëndës narkotike, 1 këllëf pistolete dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë në Rusi

Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë në Rusi