Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte heroinë në Itali, arrestohet 46-vjeçari në Kavajë (EMRI)

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Ndaj 46-vjeçarit Samuel Garuja, gjykata e Katanzaros në Italii ka caktuar “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Sipas policisë grupi kriminal ku merrte pjesë 46-vjeçari, dyshohet se gjatë periudhës 2013-2018, ka trafikuar drejt Italisë, sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, kryesisht Heroinë.

‘Gjatë operacionit, u lokalizua në Kavajë, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar S. G., 46 vjeç. Gjykata e Katanzaros, Itali, më datë 04.07.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Grupi kriminal ku merrte pjesë 46-vjeçari, dyshohet se gjatë periudhës 2013-2018, ka trafikuar drejt Italisë, sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, kryesisht Heroinë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.’- njofton policia.

Kujtojmë se më 17 korrik 2023, Prokuroria e Catanzaro në Itali mbylli hetimet për operacionin që zbuloi lidhjen midis eksponentëve të krimit shqiptar dhe atij italian të Catanzaro, të akuzuar për një grup kriminal që synonte trafikun e paligjshëm të drogës, zhvatjen dhe marrjen e mallrave të vjedhura. Droga, kryesisht heroinë, vinte nga Turqia dhe, duke kaluar nga Shqipëria, importohej në Itali nëpërmjet portit të Barit, për t’u shpërndarë më pas në qendrat e trafikut të drogës në Crotone, Catanzaro dhe provincat.

Sipas konkluzioneve të hetimeve, Arkez Dibrani ishte në krye të organizatës, me qendër në Shqipëri, nga ku drejtonte trafikun e drogës. Po ashtu, Dibrani u ndihmua nga Samuel Garuja, Isa Garuja dhe Samuel Muça. Të tre ishin përgjegjës për rrjetin e shpërndarjes së drogës në Catanzaro, duke vendosur kontakte me blerësit me shumicë të heroinës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut

Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut