EMRAT + VIDEO/Shkatërrohen dy banda italo-shqiptare të trafikut të drogës! 13 të arrestuar, sekuestrohen heroinë dhe marijuanë

Dy grupe kriminale të përfshira në trafikun e drogës janë goditur nga policia italiane, e cila ka vënë në pranga 13 persona, në mesin e tyre edhe disa shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se sasi e konsiderueshme droge mbërriti në portin e Barit nga Shqipëria dhe kishte si destinacion sheshet e trafikut të drogës në Crotone, Catanzaro dhe bashkitë e dy provincave kalabreze.

Në total, gjatë gjithë hetimit, në flagrancë janë arrestuar 34 persona dhe janë sekuestruar mbi 45 kilogramë drogë si heroinë dhe marijuanë, 18 mijë euro para të gatshme, rreth 70 kilogramë përzierës dhe dy armë të mbajtura pa leje.

Gjatë këtij operacioni, mes të arrestuarve janë shtetas shqiptarë dhe italianë të komunitetit rom të Catanzaros.

Emrat e të arrestuarave:

Samuel Muca (i njohur si Erman)

Isa Garuja (i njohur si Goni ose Antonio)

Donato Bevilacqua (alias "Mario i cicatu" ose "occhiu i shtrembër")

Samuel Garuja (alias Turi)

Fabio Bevilacqua

Santo Vittimberga (alias Smurf dhe/ose Xhuxhi dhe/ ose Sandro )

Enzo Costantino (alias Enzarè)

​​Maurizio Abbruzzese (alias karkaleci)

Luciano Abbruzzese

Armando Abbruzzese (alias piti piti)

Cosimo Passalacqua (alias scateletta dhe/ose cocò)

Salvatore Folino

Perri Nicola

Pasqualino Trus

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë