Një atentat me dy të plagosur i ndodhur rreth orës 19:30 në fshatin Grudë e Re ka tronditur Shkodrën.

Gazetari i Report Tv Ergys Kavaja raporton se të plagosurit janë Gjergj Ndershtiqaj 28 vjeç student në Akademinë e Sigurisë dhe kunati i tij Gjon Nika 30 vjeç. Ndaj makinës së tyre janë zbrazuar 80 plumba.

Autorët mësohet se kanë djegur automjetin e tyre dhe të të plagosurve, ndërsa dyshohet se shënjestra ka qenë Gjon Nika. Studenti i akademisë së Policisë Gjergj Ndërshtiqaj mësohet se është vëllai i drejtorit rajonal të Drejtorisë së Transportit Rrugor Marjan Ndershtiqaj.

Dy të plagosurit po marrin trajtim në spitalin rajonal, ndërsa në Shkodrën tashmë të blinduar kanë mbërritur Forcat RENEA, kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Krimeve të Rënda, Neritan Nallbati.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë gjetur duke u djegur një makinë tip “Renault”, që dyshohet se është përdorur nga autorët.  

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:51
Makina e djegur e autorëve të atentatit në Shkodër dërgohet në polici

Makina e djegur e autorëve të atentatit u dërgua në ambientet e policisë së Shkodër për ekspertizën më të detajuar.

Ora 21:47
Zbulohet shënjestra e atentatit, autorët dogjën edhe makinën e të plagosurve! Në Shkodër RENEA, Rrumbullaku e Drejtori i Krimeve

 

30 plumba dyshohet se janë zbrazur ndaj Gjergj Ndershtiqajt dhe Gjon Nikës në Shkodër. Shënjestra e atentatit siç mëson Report tv ka qenë Gjon Nika. Autorët dyshohet se kanë djegur makinën e tyre dhe të të plagosurve të cilët kanë marrë plagë të rënda dhe ndodhen në spital. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë në Shkodër ka shkuar kryepolici Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Krimeve të Rënda, Neritan Nallbati dhe RENEA.

Ora 21:36
Atentati në Grudë të Re, u plagos vëllai i drejtorit të DRSHTRR Shkodër

Gjergj Ndërshtiqaj dhe Marjan Ndershtiqaj

Gjergj Ndërshtiqaj që mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur në Grudë të Re në Shkodër është vëllai Marjan Ndershtiqaj drejtor i Drejtorisë Rajonale të Sherbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër. Ndërkaq, i plagosuri i dytë është kunati i tij, Gjon Nika.

Ora 21:02
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, pamje nga vendi i ngjarjes

 

Report Tv sjell pamje nga nga vendi i ngjarjes ku ndodhi atentati me dy të plagosur në fshatin Grudë e Re në Shkodër.

Ora 20:47
Atentati në Shkodër, ky është studenti i Akademisë së Sigurisë që mbeti i plagosur (FOTO)

1710272265_atentatishkoder.jpg

Ky është Gjergj Ndershtiqaj 28 vjeç student në Akademinë e Sigurisë që mbeti i plagosur bashkë me kunatin e tij në një atentat me armë zjarri që ndodhi këtë mbrëmje në Grudë të Re në Shkodër. 

Ora 20:16
Plagosja e studentit të akademisë së policisë dhe e kunatit të tij, gjendet makina e djegur e autorëve

 

Policia e Shkodrës ka dalë me një reagim zyrtar lidhur të shtënave me armë që lanë të plagosur studentin e akademisë së sigurisë Gjergji Ndërshtiqaj 28 vjeç si dhe kunatin e tij të identifikuar si Gjon Nika 30 vjeç.

Mësohet se kemi të bëjmë me atentat të mirëfilltë ndaj të plagosurve, pasi policia ka gjetur një makinë tip ‘Renault’ duke u djegur pranë vendit të ngjarjes. Automjeti dyshohet se i përkiste autorëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. N., rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gj. N., 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. 

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër. 

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. 

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast.