Një përleshje me thika ka ndodhur në qytetin e Sarandës ku i plagosur ka mbetur një person. Sherri ka nisur në plazhin e Sarandës, për arsye banale ndërsa i plagosuri është Berti Tahiraj i moshës 40-vjeçare.
I plagosuri dhe autori kanë qenë pushues në Sarandë. Tahiraj për shkak të plagëve të marra është dërguar menjëherë në spitalin Rajonal në Sarandë. Por rrugës për në spital atë e ka ndjekur fati i keq pasi makina me të cilën po udhëtonte është aksidentuar por fatmirësisht pa pasoja. Berti Tahiraj momentalisht është nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë plagosje.
EMRI/ Sherr me thika në plazhin e Sarandës, 40-vjeçari i plagosur aksidentohet rrugës për spital
Komento