Ardit Kambo, 22 vjeç, shoferi i cili shkaktoi aksidentin e frikshëm mbrëmjen e 1 janarit në Tiranë, pranë kryqëzimit te ura e rrugës së Elbasanit, është arrestuar nga policia, pasi ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Pas aksidentit 22-vjeçari iu nënshtrua testit të alkooli me aparatin Drager nga ku ka rezultuar se nuk ka konsumuar pije alkoolike. Por më pas ai u shoqëruar në polici ku iu bë testi me aparatin ‘Aquila Scan’, dhe ka rezultuar nën ndikimin e lëndëve narkotike.
Ardit Kambo cili drejtonte një makinë ‘Mercedes Benz’, rreth orës 19:30 të 1 janarit, humbi kontrollin duke hipur mbi trotuar dhe më pas duke u përplasur me kangjellat e rrugës dhe pemëve e duke kaluar në krahun tjetër të rrugës nga zhvendosja e kangjellave. Fatmirësisht në momentin e aksidentit nuk kishte këmbësor, duke shmangur kështu një tragjedi.
Ndaj drejtuesi të mjetit shtetasi Ardit Kambo është marrë masa administrative gjobë në shumën e 82.000 (tetëdhjetë e dy) mijë lekëve. Mbi 22-vjeçarin rëndon vepra penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Komente









E cfare lende narkotike kishte konsumuar?
PërgjigjuAkuza eshte formuluar gabim,duhet te ishte 1-/Drejtim mjeti nen influence/, 2-/Demtim prone shteterore/3-/Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor/,jo /Drejtim mjeti ne menyre te parregullt/.
PërgjigjuDuhet nderuar klasifikimi i vepres penale. Mund te quhet edhe vrasje e mbetur ne tentative. Ose keto legenat si puna e ketij miushit, tu hiqet perjetesisht patenta, sanksioni te jete vetem me burg,jo me pak se 10 vjet. Zoti ka dasht mos te kete njeri ne trotuar. Ruana o zot nga keta bajga nga keta p8sa ordiner.
PërgjigjuAlamet djali gjynah! Eshte e frikshme dhe e dhimbshmw kur shikon kete moshe qe eshte bere skllave e narkotikeve. Nuk e zgjidh burgu kete problem. Duhet fushate e madhe kombetare per demin qe shkaktojne keto substanca dhe duhet rehabilitim. Ndeshkimi qe duhet te japin eshte heqja e lejes te drejtimit per 5 vite dhe kontroll periodik per te percaktuar nese eshte i paster.
PërgjigjuJemi bere trafikantet me te medhenj te botes dhe eshte normale qe edhe tregun vendas e kemi te tonin or teeeejjjjj
Epo te pi drog dhe ky veremliu me kte surrat
PërgjigjuShiko kush pi drog uahahahaha
Përgjigju