Gjashtë aksidente në rrugët e vendit në ditën e parë të vitit, dhjetë të lënduar! Faji i shoferëve

Gjashtë aksidente janë shënuar në ditën e parë të Vitit të Ri në rrugët e vendit, ndërsa raportohet për dhjetë të lënduar, por pa pasoja të rënda.

Gjatë mëngjesit në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Udënisht, 3 mjete u përplasën me njëri-tjetri. Për pasojë morën lëndime 6 persona të cilët morën trajtim në spital, dhe nuk kanë probleme serioze.

Po në aksin Pogradec -Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Buqezë u aksidentuna du automjete të tjera.

Edhe në vendin e quajtur Kryqëzimi i Gjadrit në aksin Lezhë-Shkodër 2 automjete u përfshinë në aksident, ku si pasojë mbetën të lënduara dy gra, që u trajtuan në spitalin rajonal.

Po në Lezhë, në kryqëzimin e Urës së Cenit një tjetër aksident u shënua gjatë pasdites, ku dy automjete u përplasën kokë me kokë. Një prej drejtuesve të mjeteve ka marrë lëndime dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital.

Nga aksidenti u bllokua për disa minuta qarkullimi rrugor. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Edhe në Tiranë, në orët e mbrëmjes një aksident u shënuan në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit. Një automjet tip Benz u përplas me një tjetër makinë dhe përfundoi në trotuar duke shkulur edhe pemën. Nga aksidenti nuk pati të lënduar, ndërsa po hetohet zbardhjen e rrethanave.

Aksidenti i gjashtë për ditën e parë të vitit 2024 ndodhi në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, ku një 22-vjeçar dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe automjeti doli nga rruga. Për pasojë u dëmtua pasagjeri 20 vjeçar që udhëtonte  i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës. Faji për shumicën e aksidenteve paraprakisht është raportuar se është i shoferëve.

"Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, shtetasi T. Z., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi A. M., 20 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës", njofton policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:38
Tiranë/ Makina del nga rruga, thyen një pemë dhe përfundon mbi trotuar (Video)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit në Tiranë.

Makina tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar, duke rrëzuar dhe një pemë.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Do përjetoni momente të bukura ... Çfarë thonë yjet për ju sot

Do përjetoni momente të bukura ... Çfarë thonë yjet për ju sot