EMRI/ Tentoi të vidhte me armë banesën në Roskovec, vihet në pranga 30-vjeçari

EMRI/ Tentoi të vidhte me armë banesën në Roskovec, vihet në pranga 30-vjeçari

Foto ilustruese

Policia ka arrestuar një 30 vjeçar pasi dyshohet se ka tentuar të grabisë se bashku me tre persona të tjerë banesën e Arben Çepeles në Roskovec.

Policia ka arrestuar Adolf Gjacin, banues në Mirditë (i proceduar penalisht më parë për "Shkatërrim prone", "Dëmtime të tjera me dashje", "Kanosja" dhe "Armëmbajtje pa leje", si edhe i dënuar më parë në Angli, për "Prodhim dhe shitje të narkotikëve").

Policia njofton se është dokumentuar me prova shkencore autorësia e një prej personave të përfshirë në ngjarjen e ndodhur në datë 10.02.2021, në Roskovec, ku katër persona të maskuar dhe me armë zjarri tentuan të vidhnin banesën e shtetasit Arben Çepeles, 57 vjeç dhe për pasojë mbeti i plagosur në këmbë kushëriri i 57-vjeçarit, shtetasi A. Ç, 47 vjeç.

Si rezultat i vlerësimit maksimal të kësaj ngjarjeje është kapur dhe vënë në pranga, për veprat penale "Vjedhja me armë" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Armëmbajtja pa leje", shtetasi:

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Kujtojmë se gjatë tentativës për t’u larguar, autorët qëlluan me armë zjarri drejt kushëririt të 65-vjeçarit duke plagosur 40-vjeçarin i cili mban të njëjtin emër, Arben Çepele. Ky i fundit u dërgua në spital ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

M.Q./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?