Një 25-vjeçar nga Lushnja është arrestuar pasi kërcënoi babain se do të vriste me hanxhar.
I riu i identifikuar si Alban Qorri, u kallëzua nga i ati 56 vjeç, i cili telefonoi policinë dhe kërkoi ndihmë pasi i biri po ushtronte dhunë fizike ndaj tij dhe po e kërcënonte se do e vriste me mjet prerës.
Forcat blu ndërhynë menjëherë duke shkruar në fshatin Krutje, ku kapën dhe neutralizuan autorin, i cili kërcënoi policinë se do të dëmtonte dhe ata ose veten në rast se do të ndërhynin.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë të riun, i cili akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (hanxhar), me të cilin 25-vjeçari kanosi për të vrarë babanë e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.