EMRI/ U kap duke vjedhur në një dyqan në Rrogozhinë, në pranga 41-vjeçari! Në banesë iu gjet edhe kanabis! Nën hetim motra dhe vëllai i tij  

Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Rrogozhinës, pasi u kap në flagrancë në një dyqan, duke vjedhur materiale ndërtimi dhe para, ndërsa nga kontrolli në banesën e tij u gjet edhe kanabis. Vëllai dhe motra i të arrestuarit, janë vënë nën hetim si bashkëpunëtorë të tij.

Gjergji Sina është 41-vjeçari që u arrestua në flagrancë, në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur në një dyqan në lagjen nr.1, në Rrogozhinë, nga ku kishte vjedhur materiale ndërtimi dhe 200 mijë lekë.

Operacioni ka vijuar në Elbasan, në fshatin Bizhutë, ku Policia e Elbasanit kishte marrë informacion më parë se 41-vjeçari merrej me kultivim dhe prodhim të narkotikëve.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, rreth 2.8 kg kanabis, dhjetëra fara kanabisi, fishekë luftarak dhe mbi 53 mijë lekë të valutave të ndryshme, të dyshuar të përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Gjithashtu, përreth banesës së 41-vjeçarit, u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike.

Mbi dyshime për bashkëpunim me të arrestuarin për kultivimin e këtyre bimëve, u vunë nën hetim në gjendje të lirë B. S., 50 vjeç dhe T. S., 32 vjeçe, vëllai dhe motra e Gjergji Sinës.

Ndërsa u shpall në kërkim G. Sh., 24 vjeç, shoku i të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore