U prezantohej biznesmenëve si zyrtar i lartë, u premtonte tendera te 'Infrastruktura'! Arrestohet në Tiranë Indrit Aliu! Foto me zyrtarë policie e personazhe politike

TIRANË- Indrit Aliu (Kolleshi) ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pas denoncimit të një biznesmeni, i cili kuptoi se ishte mashtruar. Ai u prezantohej biznesmenëve si zyrtar i lartë duke u premtuar tenderë të ndryshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, kryesisht në aktivitetin e minierave të ndërtimit, raporton gazetari i Report Tv, Sokol Dema.

39-vjeçari me origjinë nga Vlora dukej se ishte i ‘vjetër’ në zanatin e mashtrimit, ai ka qenë i dënuar për të njëjtën vepër penale në vitin 2011 me 10 vjet burg. Për të kapur ‘peshqit e mëdhenj’, ai kishte hapur një zyrë, të cilën e përdorte për të mashtruar investitorë të ndryshëm. Në rrjetën e tij binin shumë sipërmarrës, pasi hiqej sikur kishte njohje brenda ministrisë dhe kundrejt shumave të parave mund t’u jepte tenderat që ata kërkonin.

Historia e Indrit Aliut (Kolleshi) nisi që prej vitit 2008, ku emri dhe fytyra e tij doli kudo si i arratisuri me 3 milionë euro me vete, të cilat i kishte përvetësuar duke mashtruar. Ai mundi të mashtrojë edhe policinë e shtetit, aso kohe. Edhe atyre u kishte premtuar ndihma me vlera marramendëse, por që sigurisht nuk morën asgjë. 

Pas shpalljes në kërkim, në vitin 2010 ai u arrestua në Greqi dhe prej andej u ekstradua në vendin tonë. Ai u dënua me 10 vjet burg. 

Asokohe i dyshuari u arrestua në Greqi pas dhjetëra denoncimeve të bëra ndaj tij në Tiranë për mashtrim. Sipas dosjes, në 24 shtator 2008, ai ka regjistruar në QKR shoqërinë “Dejs&Partners Consulting”, ku ishte ortak i vetëm. Objekt i aktivitetit ishte “konsulenca juridike dhe fiskale për individët dhe shoqëritë tregtare, si dhe te gjitha aktivitetet që lidhen me fushën e ndërtimit”. Nën emrin e kësaj shoqërie, sipas prokurorisë, Indrit Aliu ka hartuar kontrata me shoqëri të ndryshme sipërmarrëse për kryerjen e punimeve të ndryshme ndërtimore nëpër Shqipëri, por, pasi merrte pagesa nga këto shoqëri në formën e sigurimit të kontratës, ai nuk i ka likuiduar ato për punimet e kryera.

Sipas Prokurorisë, për t’u dukur i besueshëm dhe se përfaqësonte një shoqëri serioze, Aliu ishte shfaqur në programe televizive, kishte sponsorizuar emisione, pretendonte se kishte njohje të shumta në institucionet shtetërore dhe se në zyrë mbante foto me figura të njohura publike, përfshirë drejtues të policisë së kohës dhe personazhe të lidhur me politikën.

 

Indrit Aliu me efektive te periudhes dhe foto me Liri Berishën

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:09
Mashtroi biznesmenë duke u premtuar tendera në miniera dhe ndërtim! Indrit Aliu kishte hapur dhe zyrë për të joshur viktimat

1691741668_indritaliu.jpg

Report TV zbardh detaje të reja lidhur me 39 vjeçarin e arrestuar se përvetësonte shuma të mëdha parash përmes mashtrimit.

Ai u prezantohej biznesmenëve si zyrtar i lartë dhe u premtonte tendera nga Ministria e Infrastrukturës në lidhje me minierat dhe ndërtimin. Një biznesmen kishte bërë kallëzim në Policinë e Tiranës pasi kishte arritur të kuptonte se ishte mashtruar nga Indrit Aliu.

"Investimin" në mashtrim Aliu e kishte avancuar duke hapur edhe një zyrë për të joshur viktimat që ai pikaste për t'i mashtruar.Ai u premtonte atyre se do t'i ndihmonte me tendera ne Ministrinë e Infrastukturës, kryesisht ne akvititetin e minierave dhe te ndërtimit. Ai u deklaronte biznesmenëve se kishte njohje brenda ministrisë dhe kundrejt shumave te parave mund t'u jepte tenderat qe ata kërkonin. Aliu rezulton i dënuar më herët për të njëjtën vepër penale, në 2011-ën me 10 vite burg, informon gazetari i Report TV, Sokol Dema

M.T/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • thumbi: 12/08/2023 23:05

    Indrit Aliu nuk mund te vidhte pa bashkpunuar me njerezit e pushtetit. Ku jane investuar parate e ndertuesve per tenderat fiktive. Hetimet duhet te behen te plota qe Indriti dhe njerezit me pushtet qe kane bashkepunuar me Indritin te marrin hakun sipas ligjit. ne te kundert shume shpejt do te degjojme te perseritet se po ky Indrit ka mashtruar perseri. Akemi shtet serioz???????????????

    Përgjigju
  • vlonjati: 12/08/2023 10:20

    Bravo Shqiptarja . com qe per kunderpeshe paska gjetur nje foto me Liri Berishen kur njekohesisht ai sistem e paska denuar me 10 vjet! Perse kjo gazete nuk shkruan se kush e liroi dhe fotot me police te kujt kohe jane?

    Përgjigju
  • Iris: 12/08/2023 02:48

    Ky eshte produkt i kohes e mendesise shqiptare qe mendojne se cdo tender e kontrate mund te fitohet me lehte po njohe dike, qe njeh dike,ose i fiton po i dhe para dikujt qe mund t'ja jape dikujt qe ka post e peshe.

    Përgjigju
  • Lali: 11/08/2023 21:06

    Ky duhet ta bej denimin te 41bis qe te provoj vertet cdo te thoje burgu e te dali a te genjej prap pastaj,,,,, ose ne psiqatri ti bejne ndonje gjilper te eci shtremer

    Përgjigju
  • Andi: 11/08/2023 15:42

    Prape ky? Herën e parë, per pak më mashtroi me 23mije euro. Kompjutera që iu dhanë policisë së shtetit në Tiranë për fëmijët e policëve të rënë në detyrë, por për fat të mirë, copa copa i mora leket

    Përgjigju
  • Turp: 11/08/2023 15:36

    Levizte me audi Q8 edhe Sclass te 2022 me zyre ne mes te tiranes me qera maramendese. Po shtetit i duhej kallzim nuk shikonte kush eshte ky person qe ka ne perdorim 200mij euro makina

    Përgjigju
  • Vlora: 11/08/2023 15:32

    Ky eshte personi me i ndyre qe mund te ekzistoje ne shqiperi, burgu per kete njeri eshte pak pasi dihet si funksionon ne shqiperi qe me shpejt del nga burgu sesa futesh. Eshte mashtruesi me i keq i shqiperise ka perdorur gjithe figurat e deputeteve si presion ne administrat edhe gjithmone jane hapur rruget ngaqe komunikonte me zyrtar te larte policie edhe ministra. Duhen te hetohen te gjithe ata qe kane pasur kontakt me kete njeri pasi cfare e lidh nje mashtrues me nje ministre sic eshte Belinda Balluku pasi ne emer te saj prezantohej gjithandej. Po normal qe tregohej i rregullt me ata qe ai kishte interes sic jane drejtorat e policise edhe ministrat, edhe leket jua merrte njerezve te shkret qe genjeheshin nga fasada qe ai ekzpozonte. Te vazhdojne hetimet te shikohen tabulatet telefonike qe ka ky person qe smeriton te shikoj driten e diellit se ka genjyer me qindra familjare pa ju dhimbsur fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?