EMRI/ Vodhi mbi 8 mijë euro dhe flori në banesën e të afërmit të tij, vihet në pranga 23-vjeçari në Tiranë          

EMRI/ Vodhi mbi 8 mijë euro dhe flori në banesën e të afërmit të tij, vihet në pranga 23-vjeçari në Tiranë          

Foto ilustruese

Një i ri ka përfunduar në prangat e bluve të Tiranës, pasi dy ditë më parë ka vjedhur rreth 8000 euro dhe sende me vlerë, në banesën e të afërmit të tij në zonën e Kombinatit, në Tiranë.

Erni Ndoj është autori që qëndron pas vjedhjes së kryer dy ditë më parë në zonën e Kombinatit, ku përdori një kartë banke, për të hapur derën e të afërmit të tij në zonën e Kombinatit.

Mësohet se 23-vjeçari, ka hyrë për të vjedhur në banesën e të afërmit të tij, nga ku ka marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat u sekuestruan nga policia gjatë kontrollit në banesën e tij.

“I riu dyshohet se më datë 10.10.2023, ka vjedhur në një banesë në Unazën e Re, rreth 8000 euro dhe sende me vlerë. Gjatë kontrollit në banesën e 23-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shumën e parave dhe sendet me vlerë, që ky shtetas ka vjedhur në banesën e 26-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Paratë i riu i ka gjetur të ndarë në zarfe të ndryshme, siç vetë pronarët i kanë lënë, për të kryer pagesa të ndryshme nga një sipërmarrje vogël që kanë në zotërim. Në momentin që është arrestuar, eurot i janë gjetur të plota, të tubuara në një vend të vetëm.

Fillimisht pronarët e banesës nuk kanë pasur asnjë dijeni se ai mund të ishte autori, por policia i këshilloi të përhapnin fjalë gjithandej nëpër miqësitë e tyre që janë përftuar profile ADN dhe autori është identifikuar. 23-vjeçari me origjinë nga Rrësheni, i frikësuar, ka telefonuar një tjetër të afërm të familjes, i cili më pas njoftoi policinë, informoi gazetari i Report Tv, Sokol Dema.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:45
Hapi derën me kartë banke, si 23 vjeçari hyri në banesën e të afërmit e mori zarfet me 8 mijë euro! Detaje nga vjedhja në Tiranë

1697111257_a87b8b51b04045e49953da4463155d93.jpg

23-vjeçari Erni Ndoj arriti të vidhte shumën prej 8 mijë euro dhe sendet e tjera me vlerë duke përdorur një kartë banke, për të hapur derën e të afërmit të tij në zonën e Kombinatit.

Zakonisht, hyrja brenda në këtë formë bëhet tek dyert që mbyllen nga jashtë dhe për t’u hapur duhet një çelës në gjendje normale, por hajdutët arrijnë të depërtojnë brenda në banesa përmes kësaj metode. 

Rasti i konstatuar nga Komisariati nr. 6 i përket një të riu, i cili ka pasur informacion të detajuar se brenda në apartament ka para, ka ruajtur pronarët derisa kanë dalë jashtë në orët e mbrëmjes së të martës dhe ka hyrë për të vjedhur.

Paratë i riu i ka gjetur të ndarë në zarfe të ndryshme, siç vetë pronarët i kanë lënë, për të kryer pagesa të ndryshme nga një sipërmarrje vogël që kanë në zotërim. Në momentin që është arrestuar, paratë i janë gjetur të plota, të tubuara në një vend të vetëm.

Fillimisht pronarët e banesës nuk kanë pasur asnjë dijeni se ai mund të ishte autori, por policia i këshilloi të përhapnin fjalë gjithandej nëpër miqësitë e tyre që janë përftuar profile ADN dhe autori është identifikuar. 23-vjeçari me origjinë nga Rrësheni, i frikësuar, ka telefonuar një tjetër të afërm të familjes, i cili më pas njoftoi policinë, informoi gazetari i Report Tv, Sokol Dema.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Kërcënonte se do të vriste Donald Trump, arrestohet një person në Arizona, vizitoi tubimin elektoral në gusht

SHBA/ Kërcënonte se do të vriste Donald Trump, arrestohet një person në Arizona, vizitoi tubimin elektoral në gusht