1705933149_1574844135trauma.jpg

Report Tv mëson se 40 vjeçari i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Bruzë Zall të Krujës është Agron Asllani.

Raportohet se i plagosuri ka një plumb në krah dhe si pasojë e hemorragjisë po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Dyshohet se ngjarja ndodhi pas një sherri që Asllani pati me një bashkëfshatar të tij për motive të dobëta. 


Lajmi kryesor:

Krujë/ Plagoset me armë zjarri 42 vjeçari në fshatin Bru Zallë, transportohet drejt Traumës për shkak të hemorragjisë! Policia në kërkim të autorit (EMRAT)