Zyrtare/Dakordësi Zaev-Tsipras për emrin, Maqedonia do quhet 'Republika e Maqedonisë së Veriut'

Zyrtarizohet emri i ri i Maqedonisë, pas negociatave mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras. Lajmin e ka dhënë kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Emri kushtetues i shtetit fqinj do jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.

Sot është një ditë me e mirë për Maqedoninë, më shumë perspektivë dhe ditë më të mira për Maqedoninë po vijnë. Kemi një marrëveshje historike mes Greqisë dhe vendit tonë. Me këtë marrëveshje do të kemi identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Kemi identitetin, gjuhën, shtetësinë dhe kulturën tonë.

Nga sot e tutje nuk do të quhemi më FYROM, por maqedonas. Nga sot emri i ri i do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, nacionaliteti maqedonas, gjuha maqedonase dhe po ashtu do të përkthehet në të gjitha gjuhët e botës.

Zoran Zaev, kryeministër i maqedonisë

Pas Zaev-it reagoi edhe kryeministri grek, Aleksis Cipras i cili tha se marrëveshja e arritur midis Maqedonisë dhe Greqisë është marrëveshje e mirë dhe se e njëjta përfshin kushtet e palës greke, erga omnes dhe ndryshime kushtetuese. Për ta informuar rreth marrëveshjes, Cipras takoi Presidentin grek, Prokopis Pavlopulos ndërsa do të njoftojë edhe krerët e tjerë politikë.

Është arritur marrëveshje që ruan trashëgiminë kulturore të Maqedonisë së lashtë greke dhe parashikon ndryshime të gjera në kushtetutën e vendit fqinj, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me papërgjegjshmërinë. Jam shumë i lumtur, sepse marrëveshja që është arritur i mbulon kushtet e vendosura nga Qeveria greke, siç janë: ndryshimet kushtetuese dhe erga omnes. Kemi një marrëveshje për një çështje që është përkeqësuar prej vitesh nga politika e jashtme greke, një marrëveshje e mirë dhe e dobishme për Greqinë e cila ka të bëjë me emrin e vendit fqinj që do të jetë erga omnes , brenda vendit dhe në marrëdhëniet e saj të jashtme. 

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:11
Emri i Maqedonisë, Rama: Dy liderë progresistë bënë historinë

Greqia dhe Maqedonia arritën sot një marrëveshje historike. Pas negociatave të shumta mes palëve, dy kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras zyrtarizuan akordin për emrin e ri të vendit fqinj.

Pas dakordësisë mes vendeve fqinje ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Ai ka përshëndetur marrëveshjen ndërsa ka përgëzuar dy homologët Cipras dhe Zaev.

“Dy liderë progresivë të vendeve fqinjë e bënë historinë sot dhe i treguan BE dhe botës se si vizioni dhe vullneti për të kapërcyer të kaluarën mund të gjejë hapësirë për të ardhmen .Sot Ballkani një vend më i mirë falë jush”, shkruan Rama.

Ora 21:06
Emri i ri i Maqedonisë, presidenti Meta: Marrëveshje historike

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë.

Përmes një deklarate, Meta është shprehur shumë i gëzuar për arritjen e kësaj marrëveshjeje historike.

Ndërkohë kreu i shtetit ka vlerësuar, punën e bërë nga dy kryeministrat Zaev dhe Tsipras, për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj