EMRI/Tentoi t’i vidhte me forcë çantën një turisteje boshnjake, në pranga 25-vjeçari në Durrës

Një 25-vjeçar nga Fushë Kruja është vënë në pranga nga policia, pasi i vodhi me dhunë çantën një turisteje boshnjake në Durrës.

Në pranga ka rënë Sokol Metani, 25 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Pas marrjes së denoncimit nga një turiste boshnjake se gjatë mbrëmjes, një person kishte tentuar t’i merrte me forcë çantën e saj, uniformat blu kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij rasti. 

Si rezultat i veprimeve hetimore, brenda pak orësh, u bë identifikimi dhe arrestimi i autorit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 25-vjeçari ka tentuar të vjedhë edhe në një banesë, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili u identifikua dhe u shpall në kërkim nga Policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni

Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni