Enada Hoxha: Amaneti i fundit i profesorit

Enada Hoxha: Amaneti i fundit i profesorit
TIRANE- Janë momente të vështira edhe për Enada Hoxhën, Balerina e Teatrit të Operas dhe Baletit e cila ka punuar 20 vjet me profesorin Agron Aliaj. Teksa përcjell emocionet e takimit të fundit me profesorin në linjë telefonike me Shqiptarja.com, Enada preket. Në intervistën për Shqiptarja.com Enada kujton amamentin dhe momentet më të bukura që ajo dhe Gerti kanë kaluar me profesorin.

”Për mua është mungesa më e madhe, ka tre muaj që e ndjej mungesën. Kemi punuar për gati 20 vjet rresht së bashku me pasionin e dëshirën e madhe për të transmetuar gjithçka në punë sidomos vihej re që me ne të dy punonte me dëshirë të jashtëzakonshme ta impononte punën dhe pasionin e të bënte që në skenë të dilnim e gjithnmonë të shkëlqenim.

Nuk kishte gëzim më të madh se të shikoje kur vinte pas shfaqjes me entuziazëm e të uronte me fjalët më të mira. Pata fatin që para se ti ndodhte ky askident të bënim një set fotografish së bashku. Për mua do të mbetet një pasuri e madhe, një nga kujtimet më të bukura, jo vetëm për mua.

Kur ishte hera e fundit që e takuat?
Hera e fundit ishte kur vajta më spital. Më priti me entuziazëm dhe me fjalë të jashtëzakonshme duke më ururar të gjitha të mirat së bashkë me Gertin dhe duke thënë: Të lutem vazhdoni këtë punë, çoni këtë pasion përpara.

Kur u shtrua në spital i kam vajtur tre- katër ditë radhazi. Por më pas kam komunikuar me telefon, pasi dhe impenjimi në “Dancing ëith thë stars” është tepër i madh. Më vjen keq që nuk pata mundësi ta shikoja kohët e fundit, por më mirë të ruaj në kujtimet e mia takimin e fundit me të, kur profesioni fliste, dhe Gerti arriti ti shkonte dhe ti bënte fizioterapi të ushtronte dorën.

Më mirë që e pashë ashtu dhe jo në momentet e fundit kur as nuk mund të komunikonte. Për artin për koreogragfin është humbje e madhe. ( ne foto Enada Hoxha, e Gert Vaso ne promovimin e Operas Zhizhel, te vendosur në skenë nga Agron Aliaj)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut