Këtë herë, këngëtarja e "Call Me Goddess" ka pozuar veshur me një bikini provokuese, që jo çdokush do 'merrte përsipër' ta vishte. Edhe pse goxha e kolme e me përmasa të konsiderueshme, Enca nuk ka ngurruar të nxjerrë në pah gjithçka i ka falur natyra...dhe photoshopi.
Komentuesit në rrjete sociale e kanë akuzuar këngëtaren për përdorim të photoshopit, për të holluar belin dhe kushedi për çfarë tjetër. Fakti që ajo ka modifikuar foton nuk do shumë mend për t'u kuptuar, pasi dallohet fare qartë deformimi i dollapit në sfond, por edhe pse ndjekësit kanë paraqitur edhe prova, Enca nuk e ka marrë mundimin ta fshijë apo të komentojë rreth saj.
Me pothuajse 820,000 ndjekës në Instagram, Enca është në luftë me veten për të kapur 1 milionëshin, edhe nëse për ta arritur këtë duhet të diskutohet lart e poshtë...për përdorim photoshopi.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)