Pak kohë më parë është njoftuar që reperi ndërkombëtar Daddy Yankee pritet të ndezë Tiranën këtë muaj. Tashmë gjithçka është e konfirmuar, ylli i hitit 'Duro' dhe 'Despacito', do të vijë të ndezë sheshin "Skënderbej" më datë 27 Korrik.
Mirëpo surprizat nuk mbarojnë me kaq por janë dyfishuar, pasi në të njëjtën skenë do të jetë edhe këngëtarja shqiptare Enca.
Këtë gjë e ka bërë vetë të ditur kjo e fundit me anë të një postimi në rrjetet scoiale. "Kam kaq shumë kohë që pres dhe planifikoj momentin e duhur për një koncert gjigand në Tiranë, Sheshin Skënderbej dhe momenti erdhi, në 27 korrik, Daddy Yankee & Enca",- shkruan këngëtarja krahas videos ku shihet klipi i reklamës së koncerit.