Enciklopedia më e famshme falas në botë së shpejti do të rishfletohet në Turqi

Enciklopedia më e famshme falas në botë së shpejti do të rishfletohet në Turqi

Enciklopedia e famshme falas në botë së shpejti do të rishfletohet në Turqi

Gjykata kushtetuese turke ka vendosur zhbllokimin e serverëve të Wikipedia, aktivë në Turqi deri në vitit 2017 kur edhe u ndalua.

Sipas gjykatës, bllokimi i deri tanishëm ishte në kundërshtim me lirinë e shprehjes.

Stephen La Porte, drejtori ligjor i Wikimedia, tha se kompania ende nuk ka marrë asnjë shpjegim të qartë se pse qeveria vendosi ndalimin dy vjet më parë. Por tani për tani, është e rëndësishme që gjykata kushtetuese afirmoi të drejtën e lirisë së shprehjes dhe lejoi zhbllokimin e Wikipedias në internet për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga pikëpamjet e tyre”, - shpjegoi La Porte.

Ajo që provokoi ndërprerjen e Wikipedia ishte botimi në enciklopedi e disa artikujve në të cilat shkruhej se Ankaraja po ndihmonte Shtetin Islamik, artikuj që Wikipedia gjithmonë kishte refuzuar t’i tërhiqte.

Ligji turk lejon ekzekutivin të bllokojë faqet në internet të cilat ajo i konsideron një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Pas kësaj, Wikimedia filloi betejën ligjore deri në apel, të fituar dje në gjykatën kushtetuese.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë