Endacaku në New York me flokët
e gjata deri në kyçet e këmbëve

Endacaku në New York me flokët<br />e gjata deri në kyçet e këmbëve
Një endacak në rrugën e famshme në “Greenwich Village” në New York prej 13 vitesh nuk ka prerë flokët. Delfine Vizearra është person i pastrehë ndërsa flokët e tij të gjata shkojnë deri tek kyçi i këmbëve.

Vizearra nuk ka prerë flokët që nga mandati i parë i kryebashkiakut Michael Bloomberg në vitin 2002 dhe deri më sot flokët e endacakut kanë pamjet e një litari detar me të cilën ankorohen tragetet.

Stilisti i njohur Rebecca Sarraga tha për tabloidin britanik “Daili mail” se “flokët rriten gjysmë inçi në muaj dhe me këtë mesatare ky person për dy vjet flokët e tij do të jenë deri në fund të këmbëve”.

“Unë gatuaj mëngjesin, bëj kafe sepse kam një kuzhinë të vogël ku gatuaj me gaz” – tha endacaku Delfine Vizearra.

Endacaku Delfine Vizearra rri pranë supermarketi “Williams” ndërsa banorët në atë zonë thonë se gjatë ditës mbledh 35-40 dollarë.
 
 
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve