Lezhë/Ende aktive vatrat e zjarrit në Thirrë dhe në Katund të Vjetër, s'ka rrezik për zonat e banuara! Flakët djegin 190 ha me ah e dushqe në malin Munel

Vijojnë të jenë ende aktive vatrat e zjarrit në Thirrë të Lezhës dhe në Katund të Vjetër, por fatmirësisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.

Flakët kanë përshkruar një sipërfaqe prej 323 ha me ahe e pisha në Thirrë, ndërsa janë djegur 235 ha. Vatra e zjarrit ka avancuar poshtë shpatit me intensitet të ulet në drejtim të fshatit Xhuxhë. Forcat në terren kanë vështirësi për shkak të tymit të dendur, por fatmirësisht nuk ka rrezik për banesat Gjate ditës së sotme nuk ka prezence ere në terren, që mund të ndihmojë për përmirësimin e situatës.

Në fshatin Katund i Vjetër flakët kanë djegur 23 ha pyll e shkurre të dendura, ndërsa momentalisht vatra e zjarrit është me intensitet të ulët. Në terren janë angazhuar Forcat e Armatosura,  forca policore, forca zjarrfikëse,  forca vullnetare e  forca nga Bashkia që po punojnë për shuarjen totale të flakëve.

Flakët po djegin edhe malin Munel në Mirditë, ku zjarri ka djegur deri më tani 190 ha me ah e dushqe, ndërsa për shuarjen e flakëve janë angazhuar vetëm 2 forca policore dhe 2 nga Shërbimi Pyjor, por mungon ndërhyrja nga Ministria e Mbrojtjes. Momentalisht nuk ka rrezik banesash.

 


Lajmi kryesor:

Maja e Rrunës nën 'pushtetin' e flakëve prej 16 ditësh, ndërhyhet nga ajri! Vijon të digjet edhe mali Munel në Lezhë, s'ka ndërhyrje nga 'Mbrojtja'


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit