Pas 40 fluturimeve që u anulluan dje, edhe sot sipas zyrtarëve të Aeroportit nuk është realizuar as një fluturim. Agjencitë turistike po i transportojnë udhëtarët me autobus drejt vendeve fqinje për të fluturuar prej Aeroportit të Shkupit dhe Tiranës.
Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara, për KosovaPress ka konfirmuar se ende as sot nuk është realizuar as një fluturim për shkak të mjegullës së dendur në aeroport.
Sipas saj fluturimet mund të fillojnë vetëm nëse hiqet mjegulla. Sot ishin të parashikuar rreth 50 fluturime, kurse gjatë ditës së djeshme u anuluan rreth 40 fluturime, nga 63 në total.


(Fluturimet e anuluara)
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
