Fasha e 700 kWv, ERRE: S’na ka ardhur kërkesa, po punojmë për identifikimin e familjeve që konsumojnë mbi këtë nivel! Qeveria: 5% e kalojnë

Fasha e 700 kWv, ERRE: S’na ka ardhur kërkesa, po punojmë për identifikimin e familjeve që konsumojnë mbi këtë nivel! Qeveria: 5% e kalojnë

Foto ilustruese

Të gjitha familjet që konsumojnë më shumë se 700 kilovat orë energji elektrike në muaj do të paguajnë faturë më të lartë të energjisë elektrike. Ky është propozimi i bërë publik nga qeveria në kushtet kur gjithë Evropa po përballet me krizën e energjisë, ku çmimet për megavat janë shumë të larta, ndërsa situata e pasigurisë pritet të vijoj porsa kohë lufta në Ukrainë nuk po ndalet. Por për këtë propozim të qeverisë Enti Rregullator i Energjisë thotë se ende pranë saj nuk është bërë ndonjë aplikim nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, për të rikthyer fashat e energjisë.

Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Kryetari i Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Petrit Ahmeti, tha se pavarësisht se ende nuk ka një kërkesë për caktimin e fashës 700 kilovat orë, ky institucion po kryen disa analiza për të parë se sa familje konsumojnë deri në këtë nivel dhe mbi këtë nivel.

“Ne përdorim fjalën rikthimin e fashave, ne e kemi një eksperiencë të tillë me problemin e fashave masë që është marrë dikur për përdorimin e 2 fashave për të ulur konsumin e energjisë por vlera që ka qenë deri në 300 kilovat orë, por tani është propozuar deri në 700 kilovat. Ne po bëjmë të gjitha analizat për të parë se sa përqind e popullatës zë kjo fashë dhe sa përqind është pjesa e fashës së dytë. Por ende nuk kemi një propozim konkret por po e analizojmë”, tha Ahmeti.

Ndërsa qeveria flet për rritje të çmimit të energjisë vetëm për 5% të familjeve në vend, që harxhojnë më shumë se 700 kilovat orë energji në muaj.

“Janë vetëm 5% e familjeve që konsumojnë mbi 700 kilovat orë në muaj e që përbëjnë 25% të konsumit të energjisë”, tha Arben Ahmetaj pas mbledhjes së qeverisë.

Ndërkohë ekspertët e sektorit të energjisë thonë se rreth 65% e familjeve konsumojnë mbi 700 kilovat orë në muaj.

Edhe pse ende nuk ka një draft për vendosjen e fashës, për familjet që konsumojnë mbi 700 kilovat çmimi do të rritet për shkak se për konsumin mbi këtë nivel ato do të paguajnë kilovatët me çmim tregu dhe jo sa paguajnë tani që është 9.5 lekë për kilovat.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë