Fierza 16 muaj nën mesataren historike (në kulmin e krizës), situata ndryshoi në nëntor 2022

Fierza 16 muaj nën mesataren historike (në kulmin e krizës), situata ndryshoi në nëntor 2022

Liqeni i Fierzës

Liqeni i hidrocentralit kryesor në vend, Fierzës, qëndroi plot 16 muaj poshtë mesatares historike.

Të dhënat zyrtare të Entit Rregullator të Energjisë tregojnë se Shqipëria hyri në krizën globale të energjisë në verën e vitit 2021 me një nivel tejet të ulët të kaskadës së Drinit e cila më pas do të merrte në importe qindra milionë euro.

Vetëm në vitin 2022 mbi 450 milionë euro. Përqendrimi i shirave në pjesën e parë të vitit 2021 dhe shitjet në treg të lirë nga kompanitë publike ndodhën në një kohë kur askush nuk priste që situate të përshkallëzohej në një krizë të frikshme edhe pse në tregun global shenjat e para kishin kohë që po jepeshin.

Konkretisht Fierza në qershor 2021 shënonte nivelin 291.7 metra mbi nivelin e detit teksa mesatarja historike ishte 289.5 metra. Ky nivel më pas ra në korrik në 282.7 metra nga 285.1 metra që ishte mesatarja historike. Në gusht nivel shkoi 274.3 ndërsa shtator 271.3 të gjitha nën mesataren historike.

Në asnjë moment gjatë 6 mujorit të dytë ky hidrocentral nuk arriti të kishte një nivel mbi mesataren historike duke hyrë kështu në vitin 2022 që do të ishte edhe kulmi i krizës pa një rezervë hidrike. Situata u përkeqësua edhe më tej nga lufta Rusi-Ukrainë.

Kjo luftë që nisi në shkurt e gjeti në muajin mars Shqipërinë në një nivel të dëshpëruar në kaskadë ku hidrocentrali më i madh regjistronte nivelin 260 metra kur mesatarja historike për këtë periudhë është 279.8 metra.

Përmirësimi i kaskadës erdhi disi në muajin prill dhe maj por që pavarësisht rritjes së nivelit të Fierzës ajo asnjëherë nuk kaloi mesataren historike ndërkohë që KESH pati një tendencë për të ruajtur gjithmonë një rezervë të vogël energjetike dhe duke u fokusuar tek blerjet në tregun e lirë.

Në muajin nëntor dhe dhjetor situata në kaskadën e Drinit ndryshoi plotësisht ku në dhjetor 2022 niveli i Fierzës shënoi 291.7 metra nga 277.5 që është mesatarja historike për këtë muaj.

KESH nuk ka publikuar së fundmi të dhëna mbi situatën në kaskadën e Drinit diçka që e publikonte në mënyrë të vazhdueshme në rrjetet sociale dhe as të dhëna mbi prodhimin në hidrocentrale. Gjithsesi situata hidrike edhe për shkak të reshjeve duket se paraqitet më e mirë për aq kohë sa KESH nuk ka bërë blerje afatshkurtra por ka njoftuar për procedura blerjeje më afatgjatë.

Ndërkohë KESH ka hapur më herët edhe procedurën për blerjen e karburantit me të cilin do të furnizohen TEC-et lundruese të vendosur në gjirin e Vlorës dhe të licencuar pak ditë më parë nga ana e Entit Rregullator të Energjisë./ Monitor

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?