Ende asnjë ndërhyrje pas dëmtimeve, kisha 800-vjeçare në Lezhë rrezikon shembjen

Situata në kishën e "Shën Premtes" në Balldre të Lezhës mbetet e njëjtë. 2 javë pas dëmtimit të çatisë nga era e fortë, ende nuk është bërë asnjë ndërhyrje edhe pse  u tha se do të merren masa të menjëhershme.

Ky  objekti rrezikon shembjen e plotë, ndaj përfaqësuesit e klerit katolik në Balldre apelojnë për ndërhyrje. Motër Vera Agostini thotë se është e pafalshme që mos të merren masa për të shpëtuar këtë objekt mjaft të rëndësishëm kulti.

Kisha e 800 vjeçare e Shën Premtes është e njohur për afresket në brendësi të saj që datojnë që në shekullin e 13, ndaj dhe ndërhyrja shihet si mjaft emergjente për ta mbrojtur këtë objekt të radhë kulti.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen