Suedia ka paralajmëruar se do të vendosë kontrolle të përkohshme në kufi për të mbikëqyrur fluksin e emigrantëve që duan të hyjnë në vend.
Suedia e mori këtë hap për shkak të rritjes së numrit të të ardhurve duke u pare si një kërcënim për rendin publik. Kontrollet do të hyjnë në fuqi duke filluar nga mesdita dhe do të vijojnë për 10 ditët në vazhdim.
Në samitin e Maltës, krerët e Bashkimit Europian pritet t’u ofrojnë ndihmë homologëve të tyre në Afrikë, lidhur me krizën e emigrantëve.
Të paktën 200.000 emigrantë pritet të shkojë numri i emigrantëve në Suedi, më shumë se në çdo vend tjetër të Bashkimit Europian.
“Kjo nuk është çështje e një ,dy apo tri vendeve- kjo është një çështje e të gjithë Unionit”-tha kryeministri suedez Stefan Lofvan, gjatë takimit të Maltës. “Kemi nevojë për një sistem tjetër, kjo është e qartë”
Fredrik Bengtsson, zëdhënës i Agjencisë Suedeze të Emigracionit deklaroi se, aktualisht punonjësit e saj po i marrin njerëzit me autobus në kufi dhe po i dërgojnë në zyrat e agjencisë, “por me të mbërritur atje shumë prej tyre nuk regjistrohen dhe zhduken”, tha ai.
Udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord për një program të diskutueshëm për të zhvendosur mijëra emigrantë - por deri tani vetëm rreth 130 janë zhvendosur me sukses nga Greqia dhe Italia.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com