Ende jo një marrëveshje kreditorë-Greqi për pagesën e dy miliardë eurove

/ATSH-AFP/ - Negociatat e zhvilluara këtë fundjavë kanë dështuar midis Greqisë dhe kreditorëve të saj për të rënë dakord mbi disa reforma të vështira si edhe për zhbllokimin e kryerjes së pagesës të një pjesë të ndihmës prej dy miliardë eurosh, bëri sot të ditur një burim nga BE-ja.
Kjo shumë duhej të ishte kryer tashmë, e parashikuar në muajin tetor, përpara një tjetër pagese të planifikuar para fundit të vitit prej një miliard euro nga shuma 86 miliardë euro e planit të ndihmës, e përcaktuar në periudhën e verës, në këmbim të reformave ekonomike në Greqi.
Ministrat e Financave të Eurozonës do të takohen sot pasdite në Bruksel për takimin e tyre mujor, ku Greqia shpreson të marrë dritën jeshile për këtë ndihmë.
"Nuk do të ketë dakordësi këtë të hënë mbi disbursimin e dy miliardë eurove", bëri të ditur një burim nga pala evropiane për median.
Bisedimet janë përqëndruar mbi çështjet e pasurive të patundshme.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social