Ende pa një marrëveshje për zgjedhjet e 25 prillit! Mediu pas takimit me Bashën: Duhet të dalim si opozitë e bashkuar, vendi im të përcaktohet në bazë të peshës elektorale

Ende pa një marrëveshje për zgjedhjet e 25 prillit! Mediu pas takimit me Bashën: Duhet të dalim si opozitë e bashkuar, vendi im të përcaktohet në bazë të peshës elektorale

Edhe pas një takimi rreth një orë në selinë blu, mes kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediut dhe kryedemokratit Lulzim Basha nuk është arritur një marrëveshje. Edhe pse diskutimet mes tyre dhe grupi negociator vijon prej një kohe të gjatë ende nuk po gjejnë dakordësinë.

Pas takimit, Mediu tha se PD dhe PR janë dakot në parim që të dalin me një program dhe si opozitë e bashkuar, por duket se negociatat mes republikanëve dhe demokratëve kanë ngecur në kalkulimet sesa kandidatë të PR duhet të përfshihen në listën zgjedhore dhe pozicionimi i tyre. 

Mediu nuk tërhiqet nga kërkesa për një vlerësim sa më të drejtë të peshës elektorale të partisë që drejton, ndërsa është shprehur se nuk kërkon nga PD-ja pazare, por një koalicion që t’i japin fund pushtetit të Ramës dhe pesha e PR të vlerësohet për atë që është në çdo qark të vendit.

"Kemi mirëkuptimin që duhet të dalim si opozitë e bashkuar edhe në program dhe në mënyrën si do të qeverisim. Në marrëveshje duhet të përfshijnë njerëz dhe parti politike që të maksimilizojmë votën për të përmbysur këtë regjim të korruptuar. Pastaj se ku janë zonat dhe si do të funksionojë janë pjesë e një diskutimi që do të vazhdojë. Unë jam i gatshëm të kandidojë kudo, por ende nuk  kemi përcaktuar vendim tim dhe të askujt tjetër, por në raport me peshën elektorale do të përcaktohen edhe figurat në emër të PR, të koalicionit apo PD. Nuk ka mandate ka vetëm kontribute dhe konkurrim, nuk ka vende të sigurta por duhet të jenë pjesë e vlerësimit të kontributeve zgjedhore, PR ka peshën e saj në çdo qark çështja është se si votat tona të jenë vota pozitive në mandate të opozitës qofshin të PD apo PR", tha Mediu.perditesim..

Nuk dihet nëse PD dhe PR do të arrijnë në një marrëveshje me vonë, por nga ana e Fatmir Mediut nuk kanë munguar 'kërcënimet' gjatë deklaratave të mëparshme në media se nëse nuk gjen gjuhën e përbashkët me Lulzim Bashën do të garojnë të vetëm më 25 prill.

Nga ana tjetër Basha i ka mbyllur marrëveshjet me disa nga aleatët e tjerë duke u premtuar vende të sigurta në lista, Agron Dukës në Durrës, Nard Ndokës në Shkodër dhe Dashamir Shehit dhe Shpëtim Idrizit në Tiranë. Marrëveshja me Shpëtim Idrizin e PDIU-së u arrit ditën e sotme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:09
Mediu: Nuk kemi ende një marrëveshje por duhet të dalim si opozitë e bashkuar! Vendi im të përcaktohet në bazë të peshës elektorale

Pas një takimi rreth një orë në zyrën e Lulzim Bashës, Fatmir Mediu deklaroi se ende nuk është arritur asgjë, por që të dy partitë janë në një mendje që duhet të dalin si opozitë e bashkuar edhe në program edhe në mënyrën se si do të qeverisin. Në lidhje me qarkun se ku do të kandidojë, Mediu tha se ende nuk është përcaktuar por që kjo do të bëhen në bazë të peshës elektorale që ka PR që sipas tij e pesha e republikanëve është e konsiderueshme në çdo qark të vendit.

"Kemi mirëkuptimin që duhet të dalim si opozitë e bashkuar edhe në program dhe në mënyrën si do të qeverisim. Në marrëveshje duhet të përfshijnë njerëz dhe parti politike që të maksimilizojmë votën për të përmbysur këtë regjim të korruptuar. Pastaj se ku janë zonat dhe si do të funksionojë janë pjesë e një diskutimi që do të vazhdojë. Unë jam i gatshëm të kandidojë kudo, por ende nuk  kemi përcaktuar vendim tim dhe të askujt tjetër, por në raport me peshën elektorale do të përcaktohen edhe figurat në emër të PR, të koalicionit apo PD. Nuk ka mandate ka vetëm kontribute dhe konkurrim, nuk ka vende të sigurta por duhet të jenë pjesë e vlerësimit të kontributeve zgjedhore, PR ka peshën e saj në çdo qark çështja është se si votat tona të jenë vota pozitive në mandate të opozitës qofshin të PD apo PR", tha Mediu.

Ora 11:56
Idrizi takim ‘kokë më kokë’ me Bashën ne selinë blu, arrihet marrëveshja kandidon në Tiranë

TIRANË- Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Ky takim bëri që palët të bien në një marrëveshje ku Shpëtim Idrizi do të kandidojë në qarkun e Tiranës.

Ky takim vjen në vazhdën e një sërë takimesh që kreu i PDIU-së  ka zhvilluar me kryedemokratin Basha dhe grupin negociator të PD-së Edi Palokën, Gazment Bardhin dhe Alfred Rushajn për të vendosur se cilët do të jenë emrat nga radhët e PDIU që do të përfshihen në listat e PD në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Vetë Idrizi do të garojë në listat e sigurta për Tiranën, po çamët kanë pretendime edhe për një vend të sigurt në Fier. Për këtë arsye, Idrizi i ka dorëzuar PD-së rezultatet elektorale të zgjedhjeve të kaluara. Më herët për Report Tv Idrizi ka deklaruar se partia e tij ka peshë elektorale në 5 qarqe të vendit dhe me shumë gjasë do të kërkojë kandidatë në të 5 këto qarqe, ndonëse jo në lista të sigurta. 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kent: 10/02/2021 21:52

    Mediut e Partisë se tij i paskan Rene shume aksionet. Ato nuk rriten duke ju lutur PD-se e duke i ulur brekët deri ne fund te kembeve. Me keto sjellje po na kujtoni ate kualicion e famshëm te Muç Nanos:"kualicion i gjithë qel....rave"!!

    Përgjigju
  • Tirona: 10/02/2021 18:45

    Ne se Basha ben kualicion me keto Parti per ti dhene mandate deputeti kryetareve te ketyre partive elektorati i djathte diten e votimit ta beje te pa vlefshme voten e tyre dhe pergjegjesia per humbjen e thelle qe do te pesoi PD ti lihet kryetarit dhe kryesise se saj.

    Përgjigju
    • Toni: 10/02/2021 21:18

      Ti je analisti me i mire i pavarur i te djathtes

  • Luli: 10/02/2021 18:17

    E hengre me duket o Fate.Nuk do behesh deputet si heret e tjera me votat e PD-es.Llokocitu me ato te tuat tani,se keni per ti marr nja 75 vota.Ishalla Lulit nuk i ben presion Sala qe te fuse neper lista

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok