FBI: Trump objekt i një tjetër atentati! Kush është autori i arrestuar, ëndërronte të luftonte në Ukrainë! Ish-presidenti: Nuk rrëzohem

SHBA- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ishte shënjestër e një përpjekjeje për ta vrarë, tha Byroja Federale e Hetimeve, FBI. Sulmi me armë ndodhi pranë një prej klubeve të tij të golfit në Florida, vetëm nëntë javë pasi Trump, kandidat i Partisë Republikane për president, i mbijetoi një tjetër atentati në një tubim në Pensilvani.

Policia tha përmes një deklarate se Trump “është i siguruar dhe nuk është dëmtuar nga atentati i mundshëm”. Fushata e Trumpit tha, gjithashtu, se kandidati 78-vjeçar është mirë, pas të shtënave me armë në afërsi të tij.

I dyshuari u kap brenda disa minutave dhe është dërguar në paraburgim. Autoritetet nuk e bënë publik emrin e tij, por mediat amerikane e identifikuan atë si Ryan Wesley Routh, 58-vjeç. Ai menaxhon Camp Box në Honolulu dhe donte të bënte tre gjëra kryesore në jetë: të luftonte në Ukrainë, të rekrutonte ish-ushtarë afganë dhe t'i dërgonte në Tajvan për të mbrojtur ishullin nga pushtimi kinez.

Një kritik i Trump në mediat sociale. Routh postoi në X në lidhje me atentatin ndaj ish-presidentit në korrik, duke inkurajuar Presidentin Joe Biden dhe Zëvendës Presidentin Kamala Harris që të vizitonin të plagosurit.

“Trump nuk do të bëjë kurrë asgjë”, shkroi Routh.

Për gjendjen e shëndetit mendor të Routh nuk dihet asgjë, ndaj edhe nuk mund të arrihet në konkluziuone përfundimtare. Ashtu si Thomas Matthew Crooks, sulmuesi i Butlerit, kishte kërkuar trajtim në internet për raste të rënda depresioni.

Ndërkohë sipas mediave amerikane 58-vjeçari është një person me precendent penal. Në vitin 2002, kur ishte vetëm 36 vjeç ai u arrestua në Karolinën e Veriut për posedim të një mitralozi. Ndër precedentët në dosjen kriminale të Routh përveç mbajtja fshehurazi e armëve, janë edhe vjedhja, rezistenca ndaj një zyrtari publik apo drejtimi i mjetit me patentë të pezulluar.

Sipas mediave të huaja, i dyshuari duket se ka qenë i motivuar nga zhgënjimi me politikën e SHBA-së për luftën në Ukrainë. Në një intervistë të qershorit 2022, Routh foli për përpjekjet e tij për të rekrutuar vullnetarë për “Mbrojtjen Ndërkombëtare të Legjionit të Ukrainë".

Routh shprehu mbështetje për Ukrainën në dhjetëra postime të publikuara në X në vitin 2022, duke u shprehur se ai ishte i gatshëm të vdiste në luftë dhe se “ne duhet të djegim Kremlinin deri në dhe”. Po në këtë vit ai vizitoi Ukrainën, sipas videove dhe fotove të gjetura nga CNN. Në disa prej postimeve në Facebook vitin e kaluar, ai u përpoq të inkurajonte rekrutët afganë për të luftuar, duke u paraqitur si një ndërlidhës për qeverinë ukrainase.

Pas lajmeve të atentatit ndaj Trump djali i 58-vjeçarit Ryan është shprehur se babai i tij është një njeri i ndershëm dhe punëtor. 

“Nuk e di se çfarë ndodhi në Florida, nga ajo që kam dëgjuar ai nuk duket si personi që unë njoh. E di që ai është një baba i mirë”, tha Ryan.

Ish-presidenti amerikan ka qenë ditën e djeshme, 15 shtator, sërish objektiv i një atentati. Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar klubin e tij të golfit në West Palm Beach të Floridës.  Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw tha se agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së qëlluan në drejtim të një personi që kishte drejtuar një pushkë të stilit AK drejt klubit, ndërsa Trump ishte duke luajtur golf.

Bradshaw tha se personi i armatosur kishte gjithashtu dy çanta shpine të varura në një gardh dhe një kamerë GoPro dhe se ai ishte rreth deri në 500 metra larg nga Trump dhe i fshehur mes shkurreve, ndërsa ish-presidenti luante golf.

Kujtojmë që Trump u plagos më 13 korrik në një atentat në një tubim të fushatës në Butler, Pensilvani. Një sulmues hapi zjarr, duke plagosur ish-Presidentin në veshin e djathtë. Si pasojë e të shtënave një spektator humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:51
Deklarata e Musk pas atentatit të Trump 'trondit' rrjetin: Askush nuk po kërkon të vrasë Biden ose Harris

1725082593_elonmusk.JPG

Një reagim ka ardhur nga miliarderi Elon Musk, i njohur për mbështetjen e tij të hapur ndaj ish-Presidentit Donald Trump, pas atentatit të ndodhur ndaj këtij të fundit.

“Askush nuk po kërkon të vrasë Biden ose Harris”,  shkroi ai, pa bërë shpjegime të mëtejshme se çfarë donte të thoshte ose të nënkuptonte.

Postimi i Musk shkaktoi reagime të forta tek shumë ndjekës.

Një përdorues i pltaformës 'X' shkroi: “Askush nuk duhet të përpiqet të vrasë askënd!”.

Një përdorues tjetër tha se Musk kishte nevojë urgjente për ndihmë: “Kjo është sjellje e çmendur dhe shumë e rrezikshme”.

Ora 09:02
'Kur të do populli kriminelët të qëllojnë'/ Trump bën reagimin e dytë: Nuk do të lejojmë që ata bastardë të na rrëzojnë

1726432291_trumpdonadl.JPG

Ish-presidenti i SHBA-së dhe njëkohësisht kandidati për president në zgjedhjet e radhës Donald Trump ka reaguar sërish pas atentatit të dytë ndaj tij, të ndodhur ditën e djeshme në Florida. Trump me një reagim në rrjetin social “Truth”, ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij dhe veçanërisht Shërbimin Sekret amerikan për gatishmërinë.

Kandidati për President është shprehur se është krenar që është amerikan duke theksuar se puna e përkushtuar e forcave të urdhërit, e ruajti figurën e tij për të qenë Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga ana tjetër Trump është shprehur se sipas tij “ai që konsiderohet popullor dhe është i dashur nga masat do të qëllohet nga kriminelët”. Së fundmi në reagimin e tij Trump, e mbyll mesazhin duke iu drejtuar ndjekësve se “nuk do të lejojmë që bastardët të na rrëzojnë”.

“Unë do të doja t’iu falënderoja të gjithëve për shqetësimin dhe urimet tuaja. Sigurisht që ka qenë një ditë interesante, mbi të gjitha, dua të falënderoj Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara, Sherif Ric Bradshaw dhe zyrën e tij të patriotëve të guximshëm dhe të përkushtuar. Falënderoj Forcat e Urdhrit për punën e pabesueshme që bëtë sot në Trump International për të më mbajtur mua, si President i 45-të i Shteteve të Bashkuara dhe kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenca. Puna që bëtë ishte absolutisht e jashtëzakonshme dhe jam krenar që jam amerikan! Nëse je popullor, do të të qëllojnë, le të mos e lëmë të na rrëzojë. Kur je popullor, kriminelët në fakt të qëllojnë... Dhe përpiqen të të godasin nga çdo kënd! Mos lejoni kurrë që ata bastardë t'ju rrëzojnë", shkroi Trump. 

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ema: 16/09/2024 10:01

    nuk i doli gje me debatin tv doli prej andej i deshtuar tani fillon e trillon historira te tilla

    Përgjigju
    • lia: 16/09/2024 14:39

      po pse si ndoll Bajden ose harris meqe kjo e fundit paska dale fituese Ajo eshte vetem nje kukull ne doren e mjeshtave edhe ne duhet te jemi skllevrit e tyre lexo pak me shume te hapesh syte .

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë