Ka një shpjegim të thjeshtë për ata militante apo aktivistë të PD që gëzohen për fitoren e Mandanit në Neë York. Ngatërrojnë fenë me politikën.
Nga ana e programit politik Mandani është totalisht e kundërta e PD shumë herë më ekstremist i majtë se "komunisti Rama".
Tani nëse ke marre pjese në fushate apo ke votuar për PD normalisht je dakort politikisht dhe programin e saj.
Në këto kushte e vetmja pikë e përbashkët e këtij ngazëllim në Shqipëri ngel arma tjetër e Mandanit që u përdor nga vetë ai gjatë fushatës, bile ishte pikë kryesore dhe e kundërshtarëve të tij që ia denonconin si rrezik. Feja.
Ose është kjo pikë, ose janë të çmendur. Meqë nuk preferoj t'i quaj të çmendur, shpjegimi që ngel është ai i thjeshti. Ngatërrojnë fenë me politikën.
PD është akuzuar me parë nga opozita e kohës në vitet 90 per anëtarësimin në Konferencën Islamike dhe për figura me dritëhije fetare në rangjet e larta qeveritare si ish- drejtuesi i SHIK të kohës.
Berisha është munduar ta heqë këtë damkë nga PD, por tashmë që është plakur dhe nuk i ka me frenat në dorë si më parë, si duket fenomenin është ringjallur.
Në Shqipëri me 4 fe të ndryshme kjo është e rrezikshme. Feja personale, politika publike është parimi që duhet ndjekur.
Përzierja e të dyjave është zhdukje e Shqipërisë. Kjo është çmenduri.
Ne këto kushte e vetmja gjë që mund t'u thuhet këtyre njerëzve, është që janë të çmendur. Edhe nëse nuk do qe t'i quash të tillë, është termi real për ta.
Nga ana tjetër e gjithë kjo situatë të bën të mendosh me trishtim se cila do jetë e ardhmja e PD dhe e politikës në Shqipëri./Marrë nga profili në Facebook i autorit
Komente













Endri dhe shoke ne perputhje me hapat drejt civilizimit nuk e di sa kohe do ju marre ashtu si dhe amerikanet te respektoni dhe te shihni vlera te feja islame. Rama seshte fare i majte sepse nuk ka asnje ose 0 politikea sociale ( po ke nje prind te vdekur nuk merr ndihme femija sepse duhen te dy te vdekur) Po ashtu ai eshte extrem i majte ne nivelin e taksve qe aplikon ne kurriz te qytetareve. Ka ardh kohe qe myslimanet ne shqiperi te organizohen sepse nder te tjera nuk i kane qejf dardhat dhe nuk kane probleme me impotence.
Përgjigju