Endrit Dokle rrezikon rikthimin në burg! Gjyqtarja Muçi ka në dorë fatin e nr. 2 të ish bandës së Durrësit, e liroi Enkelejda Hoxha në 2020

Endrit Dokle rrezikon rikthimin në burg! Gjyqtarja Muçi ka në dorë fatin e nr. 2 të ish bandës së Durrësit, e liroi Enkelejda Hoxha në 2020

Indrit Dokle dhe gjyqtarja Emona Muçi

Në janar të vitit 2020, ish gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha liroi nga burgu me kusht Endrit Dokle, i dënuar më parë me burgim të përjetshëm si numri 2 i ish bandës së Durrësit, për 3 vrasje, disa atentate, rrëmbime, krijim të organizatës kriminale etj.

Enkelejda Hoxha, e arrestuar më pas nga SPAK në sallën e gjyqit dhe e dënuar për korrupsion, pranoi në 14 janar kërkesën Endrit Dokles, duke i shuar dënimin përjetë dhe duke dënuar përfundimisht me 25 vite. Duke qenë se kishte kryer 3/4 e dënimit të ri, Hoxha e liroi nga qelia me kusht Doklen, pas 16 viteve në qeli. Prokuroria ankimoi vendimin e Enkelejda Hoxhës si të paligjshëm. Report Tv mëson se në 31 janar 2020, apelimi i Prokurorisë së Krujës ka mbërritur në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Çështja fillimisht mësohet i ka rënë me short gjyqtarit Genti Shala, i cili ka kaluar Vetingun.

Por, pas një riorganizimi të Gjykatës së Apelit, të gjitha dosjet jane rishqyrtuar dhe kete herë çështja e Endrit Dokles i ka rënë gjyqtares Emona Muçi, e cila ende nuk ka nxjerrë një datë gjykimi për këtë çështje. Prej dy vitesh e 6 muaj kjo çështje e rëndësishme dhe me ndjeshmeri të madhe publike, mbahen në liste pritje, duke mos përdorur emergjencën e gjykimit të dosjes.

Emona Muçi është ndër gjyqtaret e para që është konfirmuar në detyrë nga Vetingu. Por, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi t’i referojë për hetim ILD një denoncim për shkelje të normave dhe etikës në adresë të gjyqtares. Tashmë gjyqtarja ka një çështje të nxehtë në dorë, ku duhet të vendosë për fatin e Dokles, nëse duhet të rikthehet në burg apo duhet të gëzojë lirinë.

Nëse Muçi rrëzon vendimin e Enkeleda Hoxhës, Indrit Dokle duhet jo vetëm të rikthehet në burg, por i rikthehet edhe burgu përjetë. Në këto kushte  rruga e vetme është ankimimi në Gjykatën e Lartë, e cila disa muaj më parë riktheu në burg kreu e ish bandës së Durrësit, Lulzim Berishën.

Nëse Muçi lë në fuqi vendimin e Enkeleda Hoxhës, atëherë Endrit Dokle mund të përballet me Gjykatën e Lartë vetëm nëse Prokuroria ankimon vendimin.

Ndërkaq, para se të dënohej, gjyqtarja Enkeleda Hoxha u shkarkua nga detyra nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, me kërkesë të Inspektorit të Drejtësisë, Artur Metani, për shkelje të rënda në lirimin nga burgu të të dënuarve për jetë.

Për lirimin e Indrit Dokles, gjyqtarja Enkelejda Hoxha tha para KLGJ-së e ka marrë vendimin bazuar në dokumentacionin e përcjellë nga burgu i Fushë-Krujës, ku përfshihet konkluzioni i mjekut se i dënuari kishte probleme shëndetësore, raporti pozitiv i shërbimit të provës në Krujë dhe i gjithë dokumentacioni i parashikuar në ligj.  Por prokuroria pretendon se vendimi i burgut përjetë për Doklen ishre lënë në fuqi edhe nga Gjykata Kushtetuese dhe ish-anëtari i bandës së Durrësit mund ta dërgonte vetëm në Strasburg. Sipas Prokurorisë është shkelje e ligjit nga gjyqtarja e Krujës që si gjykatë më e ulët i ka hequr dënimin e burgut përjetë, duke ia konvertuar në 25 vite dhe më pas shlyerje të më shumë se 3/4 dhe lirim me kusht.

Akuzat mbi Endrit Doklen

“Krijim të organizatës kriminale”, sipas nenit 333/1 të Kodit Penal. 

Kryerjen në kuadër të organizatës kriminale të veprave penale si më poshtë:

- “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Dritan Disha, ndodhur më datë 09.07.2000;

- “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Erion Lame, ndodhur më datë 14.01.2002;

- “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 05.04.2005;

- “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 05.05.2005;

- “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 30.08.2005;

- “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur në muajin gusht të vitit 2005;

- “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Avni Gashi, ndodhur më datë 12.05.2005, vepra penale këto sipas neneve 79/d e 334/2 të Kodit Penal.

- “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 109/1 -25 e 334/2 të Kodit Penal.

- “Moskallëzimit të krimit”, të kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 300 e 334/1 të Kodit Penal.

- “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 

- “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 278/4 e 334/2 të Kodit Penal.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrane: 22/07/2022 19:52

    Lëreni djalin në hall të vet sa të kryejë nga 2-3 punë se ka 20 vjet që i ha dora!!

    Përgjigju
  • Lani: 22/07/2022 11:22

    Kte po e marrinw me qafe ata fshataret e lacit qe ka ber krushqi

    Përgjigju
  • Vuvi: 21/07/2022 18:43

    Nipi I namik dolkles janë abusive kta, namiku ishte hajduti I pare I demokracis Vodhi parat e gazetes zeri I popullit janë si fis e krahine te korruptum flliqin politiken

    Përgjigju
    • Per alin: 22/07/2022 07:00

      E vertet nipi namikut asht, si ka mundesi qe nuk ja permend kerkush

  • Rolling hills: 21/07/2022 17:57

    Ky ka dal gabimisht nga burgu..besoj do kthehet patjeter ne te perjetshem nqs nuk duam me viktima.zoti rama i shef lajmet?? Te kthehet ne te perjetshem.me mir gjall ne burg sesa ne grop..

    Përgjigju
  • Andi: 21/07/2022 13:55

    Po i jep 1milion euro edhe kryvi muhabeti

    Përgjigju
    • Paret ose plumbin: 21/07/2022 17:00

      ose te vras djalin

  • enton: 21/07/2022 13:54

    Endriti eshte i pafajshem. Vetem padrejtesi i jane bo. Mezi pagun qerane ke kompleksi rolling.

    Përgjigju
    • Loti: 19/02/2023 23:06

      Mir

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë