Ëndrra amerikane nuk shuhet në një natë!

Ëndrra amerikane nuk shuhet në një natë!

Foto ilustruese

Ëndrrat e popullit shqiptar janë ëndrrat e popullit amerikan! Dy popujt që kanë mbijetuar përballë çdo sfide duke pasur të shenjtë lirinë! Shqiptarët kanë mbijetuar si popull gjithmonë me sfidën për lirinë e ndërsa Amerika u krijua nga nevoja për liri! Shqiptarët kishin lirinë dhe ua morën jo rrallë herë ndër shekuj padrejtësisht e ndërsa amerikanët krijuan kombin e madh mbi nevojën dhe ëndrrën për liri!

Shqiptarët herë e kanë humbur lirinë nga të huajt e herë të tjera për ego për pushtet ja kanë mohuar vetes! Megjithatë pas periudhës së Skënderbeut shqiptarët kanë pasur kohëra të errëta me represione, shtypje e me versione diktatoriale duke jetuar në mjedise me mungesë theksuar lirie.

Shqiptarët gjetën forcën e kurajën për tu ringritur e për ta rrëzuar diktaturën duke u frymëzuar tek modeli i lirisë amerikane e duke i parë SHBA si tempuj të lirisë e demokracisë.

Amerika është pjesa më e ndritur që ka sjellur vetëm fllat lirie për popullin shqiptar e këtu nuk duhet të harrojmë rolin Fashërit, Konicës, Nolit e dhe të Vatrës që kanë kontribuar për emancipimin dhe për të frymëzuar shqiptarët me lirie demokraci.

SHBA e kanë mbrojtur e shpëtuar lirinë tonë në momente, kur të tjerët ëndërronin të na zhuknin si komb nga harta. Amerikanët kanë dy binome të rëndësishme, Kombi e Lira që plotësojnë njëra-tjerën dhe po ashtu bashkohen në nje vlerë të bashkë në Shtet që ndërtohet dhe organizohet me institucione thellësisht demokratike.

Amerikanizmi tek shqiptarët është më shumë se frymëzim për liri e demokraci, por është edhe mbështetje e vazhdueshme për modernizim, zhvillim dhe për të fituar dinjitet. Amerikanizmi tek ne shqiptarët i ka rrënjët e thella në histori dhe në të kaluarën tonë për përpjekje të vazhdueshme në kërkim të lirisë si bazë për të ndërtuar e forcuar demokracinë.

Shqiptarët s'mund ta braktisin dashurinë për Amerikën edhe përballë militantizmit apo nevojës për të pasur lider të fortë, aq të fortë  sa duan veten deri në tragjedi kundrejt dëshirës për të flijuar të gjithë popullin si "kurban" për të joshur kënaqësitë e tyre deri në sëmundje për pushtet e privilegje.

Shqiptarët kanë nevojë për SHBA aq sa kanë nevojë për oksigjen çdo ditë. Sa më shumë duan e besojmë tek SHBA aq më shumë kanë oksigjen të mbushur me liri. Kushdo që bëhet edhe rastësisht kundër SHBA, në fakt nuk bën gjë tjetër veçse dëshmon se të gjithë ajrin e dëshiron për vete e për të tjerët kërkon skllavëri dhe imponim në autoritarizëm.

SHBA janë liria jonë dhe forca e vetme që na inkurajon dhe na ndihmon të ndërtojmë demokracinë dhe institucione të mirëfillta demokratike.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim