Endrra e Igli Tares: Një ditë dua
të drejtoj kombëtaren shqiptare

Endrra e Igli Tares: Një ditë dua<br />të drejtoj kombëtaren shqiptare<br>
Ilgi Tare është ndër të paktat histori të famshme futbolli me ngjyra dhe pasaportë shqiptare. Drejtor sportiv i klubit të futbollit të Lazios, e më parë futbollist profesionist në dy kampionate prestigjioze, atë gjerman dhe Serie A në Itali, Tare është një shembull i suksesit në sportin e sotëm.

Tare i ka dhënë një intervistë gazetës më të madhe sportive të Italisë “La Gazzetta dello Sport”. Në të ai shprehet se “Një njeri pa ëndrra është i vdekur”

Në këtë intervistë, ndër të tjera Tare nuk ka hezituar të flasë edhe për të ardhmen e tij si menaxher futbolli. Në planet e tij duket se një prioritet mbetet edhe drejtimi i kombëtares shqiptare. Një ëndërr në sirtar jo vetëm për të, por edhe për shumë sportdashës, që do donin ta shihnin në poltronin më të rëndësishëm të kombëtares tonë.

“Që kur isha lojtar kisha një dyshim, drejtues apo trajner. Rruga u bë menjëherë e qartë, por një njeri pa ëndrra është i vdekur, dhe unë ëndrrën time nuk e kam fshehur kurrë. Nëse një ditë bëhem trajner, do të drejtoj Shqipërinë, jo një klub”, deklaroi Igli Tare për Gazzetta-n.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron