Komedia "Endrra e një nate vere" ne kuader te projektit "Endrra ime 2015" mbështetur nga Kryeministri Edi Rama, në kujdesin e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Shërbimit Kombëtar për Rininë, Ministrisë së Kulturës, Bashkisë Durrës, ka ofruar për të pranishmit te marten në Amfiteatrin e Durrësit një mbrëmje të veçantë.
Amfiteatri i Durrësit ishte vendi më i populluar i qytetit, ku mjaft banorë të qytetit të Durrësit, vizitorë e pushues nga Tirana, por dhe turistë të huaj, patën rastin të shijojnë, "Ëndërren e një natë vere".
Komedia "Endrra e një nate vere" e William Shakespeare, u vu në skenë nga regjisorja Driada Dervishi dhe u intepretua nga një kast aktorësh si Besmir Bitraku, Ervin Doko,Eralda Era Çaushi, Amos Muji Zaharia, Andia Xhunga, Vilma Hodo, Romir Zalla, Mimoza Marjanaku, Suela Bako, Xhejni Fama, Gjergj Doci, Roland Koca, Marsel Rupi e Adelina Muça.












