Një grua e pastrehë që këndonte një arie të Giacomo Puccini-t në një stacion metroje në qendër të Los Angeles është videoja e momentit.
Deparamenti i Policisë në Los Angeles postoi në Twitter videon e gruas duke shkruar: “Katër milionë njerëz e quajnë Los Angeles-in shtëpi. 4 milionë histori. 4 milionë zëra. Ndonjëherë thjesht duhet të ndalesh dhe të dëgjosh njërin prej tyre, të dëgjosh diçka të bukur.”
Sipas Times, gruaja është Emily Zamourka,e lindur dhe rritur në Rusi, para se të transferohej në Shtetet e Bashkuara.
52-vjeçarja ka patur probleme shëndetësore dhe financiare vitet e fundit dhe tashmë është e pastrehë.
Ajo jeton vetëm me 400 dollarë në muaj nga qeveria e SHBA-së.
Zamourka i tha Times se ajo mbërriti në Amerikë kur ishte vetëm 24 vjeç, ku fillimisht u vendos në Missouri dhe punonte në një shtëpi të moshuarish e në një restorant.
Ajo dinte të luante violinë dhe piano që në fëmijëri.
Problemet me pankreasin dhe mëlçinë e detyruan që të transferohej në Washington në vitin 2005.
Pas përmirësimit të gjendjes së saj , nisi të luante violonë në rrugë për disa të holla, derisa i vodhën instrumentin.
“Pas kësaj u bëra e pastrehë. Bëhet fjalë për kohën kur nuk mund të paguaja më asnjë nga faturat e mia, as qiranë”, është shprehur Emily.
Nga kjo gjendje që e ka kapluar, ajo fle rrugëve ku të mundet dhe mahnit kalimtarët me zërin e saj.
Pas videos, një zëdhënës i Këshilltarit të Los Angeles-it i ofroi 52-vjeçares një punë në një restorant italian në San Pedro.
Në "GoFoundMe" kërkohen gjithashtu para për të dhe qëllimi është që të grumbullohen 65,000 dollarë.
Deri tani njerëzit kanë dhuruar më shumë se 45,000 dollarë.
“Ëndrrat e mia vazhdojnë ende, sigurisht, ndoshta një ditë do të bëhen realitet”, është shprehur ajo për median me pak mundësi por me shumë ëndrra.