Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaci deklaron se ka të ardhura nga paga 304,595 lekë në një llogari bankare. Më tej ka fituar nga interesat bankare 27,714 lekë, ndërsa si administrator i OSHEE deklaron 3,372,805 lekë si paga mujore.

Pakësim deklaron pakësim me  49.742 lekë nga një llogari bankare si dhe shpenzim të 400 mijë lekëve gjendje cash.

Ministri rezulton se ka paguar 5,038 euro kredi bankare dhe ka mbetur për tu paguar edhe 52,309 euro për tu shlyer. Si dhe ka paguar 23,618 lekë karta krediti dhe ka detyrim edhe 10,802 lekë.

Kurse bashkëjetuesja e tij Eda Jasini, deklaron 103,583 lekë në një llogari bankare si të ardhura nga paga, 1,625,000 lekë paga nga PIK SHPK dhe 17,655 lekë dita po nga e njëjta kompani. Gjithashtu ajo deklaron pagesë kredie në vlerën 5,038  euro dhe ka mbetur për tu paguar edhe 52,309 euro, si dhe pagesë overdarafti 54,824 lekë dhe ka mbetur për të shlyer edhe 10,796 lekë. Ndërsa për gjendjen e cash deklaron 150 mijë lekë më pak.

Enea Karakaçi
Gjendje cash                          -400,000.00 ALL
Llogari bankare                       -49,742.95 ALL
Llogari bankare                      22.74 EUR
Llogari bankare                      304,595.25 ALL
Nga interesat bankare             27,714.41 ALL
Të ardhura nga paga              3,372,805.00 ALL
Kredi bankare shlyer              5,038.92 EUR
Kredi bankare pashlyer          52,309.19 EUR
Kartë krediti shlyer                  23,618.12 ALL
Kartë krediti pashlyer            10,802.15 ALL
Bashkëjetuesja e Enea Karakaçi/ Eda Jasini
Gjendje cash                          -400,000.00 ALL
Llogari bankare                      22.74 EUR
Llogari bankare                      103,583.17 ALL
Të ardhura dieta                    17,655.00 ALL             
Të ardhura nga paga             1,625,000.00 ALL
Overdraft paguar                    54,824.57 ALL
Overdraft papaguar                10,796.13 ALL   
Kredi bankare paguar             5,038.92 EUR
Kredi bankare papaguar         52,309.19 EUR 

Kliko këtu për të parë deklarimin pasuror 


Lajmi kryesor:

Deklaratat e pasurisë së anëtarëve të qeverisë Rama për vitin 2025. Kryeministri 110 mijë euro të ardhura, përveç pagës