Eneda Tarifa më 3 prill promovon
 këngën e Eurovizionit në Moskë

Eneda Tarifa më 3 prill promovon<br /> këngën e Eurovizionit në Moskë
Para se ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, Eneda Tarifa do të ketë disa angazhime për ta promovuar këngën e saj nëpër shtete të ndryshme evropiane. Ajo ka pak ditë që ka lansuar këngën e saj ndërsa të njëjtën do ta sjellë me datë 3 prill në Moscow Preview Party në Rusi, në një koncert që i paraprin Festivalin Evropian të Këngës ku ajo do të këndojë krahas disa këngëve tjera.

Kaliopi nga Maqedonia, përfaqësuesit e Maltës, San Marinos, Spanjës, Bjellorusisë e Zvicrës po ashtu do të këndojnë në këtë koncert në Rusi.

Tarifa ka realizuar “Fairytale”, kënga e cila sivjet shpreson finalen e madhe të Eurovizionit në muajin maj në Stokholm. Shqipëria ndër vite ka treguar dy herë sukses në këtë festival, në vitin 2004 me Anjeza Shahinin dhe në vitin 2012 me Rona Nishliu. E para zuri vendin e shtatë, ndërsa Nishliu u pozicionua e pesta në listën finale. 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin