Eneda Tarifa pjesëmarrëse në
koncertin promovues të Eurovizion

Eneda Tarifa pjesëmarrëse në<br />koncertin promovues të Eurovizion
Stafi i “Eurovision in Concert” po bëhet gati të presë artistët pjesëmarrës në koncertin promovues të së shtunës.

Artistët pjesëmarrës në këtë koncert tashmë janë konfirmuar dhe në mesin e tyre do të jetë edhe këngëtarja Eneda Tarifa, përfaqësuesja e Shqipërisë për këtë vit në Eurovision.

“Eurovision in Concert” është një domosdoshmëri për Eurovisionin, kështu të paktën vlerësohet nga organizatorët e këtij koncerti.

Një numër i madh i pjesëmarrësve në të kaluarën në Eurovision Song Contest, por edhe këtë vit do të jetë si hyrje për një natë të madhe që do të mbahet në Stokholm. Koncerti tërheq tifozët nga të gjitha anët e Evropës.

Prezantimi këtë vit është në duart e komentatorit të Eurovision, Cornald Maas dhe këngëtares, Icelandic Hera Björk , e cila e përfaqësoi vendin e saj në vitin 2010 me ​​këngën “Je ne sais quoi”. Natyrisht, kjo e fundit do të japë edhe një shfaqje në këtë koncert.

Koncerti do të mbahet me datën 9 prill në Melkëeg-Amsterdam. Koha për mbajtjen e këtij koncerti po numërohet gjatë tërë kohës në faqen zyrtare të “Eurovision in Concert”.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri