Surpriza e këtij fillim sezoni ishte rikthimi i moderatores simpatike Eneida Xhelili në prezantimin e programit.
Më në formë se kurrë dhe me një model të ri flokësh Xhelili ka vijuar prezantimin e programit krah zonjës Tefta.
Programi ka vazhduar me rubrikën të gatuajmë së bashku ku znj. Tefta ka gatuar tre lloje supërash, duke sjellë kështu një ushqim të lehtë dhe të shëndetshëm për këtë fillim viti.
Eneida ishte larguar gjatë verës për shkak të shtatzënisë së saj duke ia besuar prezantimin bukuroshes Anjeza Maja.
Ndërkohë Maja është duke përgatitur një projekt të ri televiziv, i cili do të vijë së shpejti në ekranin e A1 Report.
Supë me oriz
Lëng mishi 1litër
Oriz 60 gr
Vezë 1 kokërr
Limon 1 kokërr
Majdanoz 1 tufë
Piper i zi
Gjalp 1 lugë çaj
Supë më kunguj
Kungull 500 gr
Qepë 1 kokërr
Majdanoz 1 tufë
Bukë e thekur disa feta
Qumësht 1 gotë
Vitam 1 lugë çaj
Kripë
Piper i zi
(xh.k/shqiptarja.com)