Energjetika/ Humbjet në rrjet në rekordin e ulët, 17.5 për qind në shtator

Energjetika/ Humbjet në rrjet në rekordin e ulët, 17.5 për qind në shtator

Humbjet në rrjet të energjisë elektrike shënuan nivelin më të ulët historik gjatë muajit shtator, duke arritur në 17.5%. Në periudhën janar-shtator të këtij viti humbjet në rrjet arritën në 22.5% nga 23.8% që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Niveli i humbjeve në rrjet është ulur me 20.5% krahasuar me 9 mujorin e 2013, ku humbjet në rrjet shënonin nivelin 43.4%.

Krahas uljes së humbjeve në rrjet OSHEE rriti edhe nivelin e arkëtimeve në 51.7 miliard lekë. OSHEE thotë se niveli i arkëtimeve në rrjet u rrit me 6.3% ose me 3 miliard lekë më shumë se një vit më parë.

Sipas OSHEE, për këtë periudhë janë regjistruar 28 946 ankesa ose 8,8% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2018 ku u regjistruan 31 743 ankesa. OSHEE ka zgjidhur rreth 33 142 ankesa gjatë 9-mujorit, një pjesë e të cilave i përkasin edhe viteve të mëparshme.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë