Energjetika/ Maqedonia e Veriut hap tenderin për interkonjeksionin më Shqipërinë

Energjetika/ Maqedonia e Veriut hap tenderin për interkonjeksionin më Shqipërinë

Operatori i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike i Maqedonisë së Veriut ka hapur tenderin për të ndërtuar një linjë transmetimi 400 kV dhe një nënstacion të ri 400/110 kV në afërsi të Ohrit për t’i siguruar Maqedonisë së Veriut një ndërlidhje të energjisë elektrike me Shqipërinë.

Projekti i interkonjeksionit i energjisë elektrike nga Maqedonia e Veriut përfshin ndërtimin e infrastrukturës së transmetimit të energjisë nga Manastiri në kufirin shqiptar, me nënstacion në Ohër, sipas informacionit nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila ka aprovuar një kredi deri në 37 milion euro, për projektin 49 milionë euro. Ndërkohë, edhe BE po bashkëfinancon projektin me një grant 12 milionë euro.

Duke siguruar interkonjeksionin e parë mes Maqedonisë Veriore me Shqipërinë, projekti do të sigurojë lidhjen që mungon në iniciativën për të krijuar një korridor transmetimi të energjisë elektrike Lindje-Perëndim midis Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë. Seksioni midis Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore ka përfunduar. Shqipëria dhe Mali i Zi janë të lidhura me një linjë 400kV dhe kablloja nëndetare midis Italisë dhe Malit të Zi planifikohet të vihet në përdorim tregtar deri në fund të vitit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja