Energjetika/Vit me reshje, dyfishohet prodhimi i energjisë elektrike si 4-mujor

Energjetika/Vit me reshje, dyfishohet prodhimi i energjisë elektrike si 4-mujor

Kaskada e Drinit

Moti me reshje të vazhdueshme gjatë periudhës janar-prill të këtij viti ka sjellë prodhim mjaft të rritur të energjisë elektrike. Sektori energjetik u trondit vitin e kaluar për shkak të shpenzimeve të larta për import energjie nga jashtë. Qeveria u detyrua të japë 50 milionë euro nga buxheti i shtetit për të siguruar furnizimin e vendit me energji. Por këtë vit situata ka ndryshuar tërësisht. Veç mbulimit plotësisht të konsumit vendas, KESH ka vazhduar eksportet masive edhe gjatë këtij muaji, duke arkëtuar më shumë të ardhura.

Prodhimi
Sipas INSTAT-it, gjatë tremujorit të parë të vitit 2018, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 5.2%. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë pothuajse u dyfishua, duke arritur vlerën 3.2 miliardë kilovatorë, nga 1.6 miliardë kilovatiorë energji të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2017. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 65% të prodhimit neto vendas dhe nga hidrocentralet private e koncensionare, që realizuan 35% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike. 

Import/eksporti
Rritja e prodhimit të energjisë elektrike në tremujorin e parë të vitit 2018 ka ndikuar në uljen e importeve bruto të energjisë elektrike (energji në marrje) me rreth 5.4 herë dhe rritjen e eksporteve bruto të energjisë elektrike (energji në dhënie) me rreth 6.3 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) në tremujorin e parë të vitit 2018 rezultoi me ulje duke arritur vlerën 114 milionë kilovatorë, nga 621 milionë në tremujorin e parë të vitit 2017. Kurse eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) në tremujorin e parë të vitit 2018 rezultoi me rritje, duke arritur vlerën 1.2 miliardë kilovatorë, nga 190 milionë në tremujorin e parë të vitit 2017. Në aspektin financiar, rezulton që Shqipëria përfitoi 42 milionë euro nga eksporti i energjisë elektrike vetëm në katër muajt e parë të vitit. Pas krizës së thellë, që kaloi vitin e kaluar, sektori energjetik po përjeton një moment pozitiv falë reshjeve të shumta dhe situatës së mirë hidrike.

Humbjet
Sipas Institutit të Statistikave, megjithatë, humbjet në rrjet mbeten shumë të larta. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2018 ato kanë arritur vlerën 600 milionë kilovatorë, nga 594 milionë që ishin në tremujorin e parë të vitit 2017, duke shënuar kështu një rritje me 0.9%. Ndikim në këtë rritje ka patur rritja e humbjeve dhe konsumit vetjak në transmetim, e cila përbën 14.4% të humbjeve gjithsej në rrjet. Kurse humbjet në sistemin e shpërndarjes janë ulur me 7%, krahasur me tremujorin e parë të vitit të kaluar, si rrjedhojë e uljes së humbjeve joteknike në shpërndarje me 15.8 % dhe uljes së humbjeve teknike në shpërndarje me 1.9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Përdorimi
Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët rezulton të jetë rritur 6.9%, duke arritur vlerën 1.5 miliardë kilovatorë, nga 1.4 miliardë që ishte në tremujorin e parë të vitit 2017. Ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët jofamiljarë, të cilët kontribuan me +5 pikë përqindje në tremujorin e parë të vitit 2018 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, përkundrejt kontributit prej +1.9 pikë përqindje të energjisë së konsumuar nga konsumatorët familjarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja